Kosova
Qeveria e Kosovës heq vizat për shtetasit e Singaporit
Sot, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që qytetarëve të Singaporit t’u hiqen vizat për qëndrim në Kosovë.
Kjo u bë e ditur nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në mbledhjen e Qeverisë, përcjell albinfo.ch.
“Paraqes para jush kërkesën që shtetasve të Singaporit t’u mundësohet të lirohen nga pajisja me vizë për hyrje transit dhe qëndrim në territorin e Republikës së Kosovës deri në 90 ditë, për një periudhë gjithsej prej 6 muajsh. Propozojmë që të zbatohet i njëjti regjim i vizave dhe e njëjta procedurë për hyrje, kalim, transit në territorin e Republikës së Kosovës ndaj shtetasve të Singaporit”, ka thënë Gërvalla.
Me anë të këtij vendimi shtetasit e Singaporit do të mund të qëndrojnë për 90 ditë në Kosovë brenda një periudhe 6-mujorëshe.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









