Lajme
Qeveria e Kosovës e miraton Planin e Zbatimit
Kryeministri Hashim Thaçi tha se tërë plani i zbatimit të marrëveshjes është planifikuar që të implementohet brenda gjashtë mujorit të ardhshëm
Qeveria e Kosovës miratoi të premten Planin e Zbatimit të Marrëveshjes së përafruar më 22 maj 2013 nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, që parashikon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
“Pardje, është arritur marrëveshja e parë në Bruksel mbi normalizimin e marrëdhënieve në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë për procesin e implementimit, marrëveshje që u nënshkrua apo që jemi pajtuar në parim. Është cilësuar nga të gjithë, si historike për shumë arsye”, tha kryeministri Thaçi në fillim të mbledhjes.
Për herë të parë Kosova dhe Serbia, sipas tij, si dy shtete të pavarura dhe në nivel të barabartë, në nivel kryeministrash, nënshkruajnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, duke mundësuar kështu mbylljen e një kapitulli të errët pothuajse njëshekullor dhe hapjen e një kapitulli të ri, atij të paqes dhe bashkëpunimit.
Mbi të gjitha, me anët të kësaj marrëveshje, Kosova, siç tha kryeministri kosovar, ka vendosur kontroll ligjor dhe kushtetues në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
“Për të arritur tek kjo marrëveshje, kemi negociuar shumë, kemi punuar shumë, në mënyrë që qëndrimi ynë politik, të jetë i mbështetur në argumente reale, logjike dhe të përshtatshme për secilin qytetar të Kosovës dhe secilin komunitet këtu”, deklaroi Thaçi.
Ai tha se kjo marrëveshje ka kompromise, por “jemi siguruar që secili kompromis të jetë i tillë që shërben në të mirë të interesave të qytetarëve të Kosovës si në veri ashtu edhe në jug”.
Me këtë marrëveshje, siç tha më tej Thaçi, Kosova ju ka dhënë një shansë ideale qytetarëve tanë në veri, që të bëhen pjesë e pandarë e shoqërisë tonë demokratike. Kështu, u mundësohet atyre që të jenë pjesë e një policie efikase të ndërtuar me standardet më të larta evropiane.
”Kjo është mundësia e tyre për t’u bërë pjesë e strukturës unike e gjyqësorit të Kosovës, duke iu ofruar atyre mundësi shtesë që të fitojnë besimin në drejtësi në Kosovë, duke qenë vetë pjesëmarrës në vendimmarrje”, tha më tej kryeministri Hashim Thaçi.
Marrëveshja iu jep atyre mundësinë që të administrojnë pushtetin lokal në përputhje të plotë me ligjet e Kosovës dhe kartën evropiane, tha ai.
“Tani na pret puna më e madhe drejt realizimit të kësaj marrëveshje. Planin e implementimit besoj se secili prej jush e keni para vetes dhe mund të theksoj lirisht se për herë të dytë Kosova ka fituar betejat më të vështira në zbatimin e kësaj marrëveshje”, deklaroi Thaçi.
I tërë plani, siç u tha në mbledhjen e qeverisë, është planifikuar që të implementohet brenda gjashtë mujorit të ardhshëm, Thaçi në fund falënderoi baroneshën Catherine Ashton për udhëheqjen e gjithë këtij procesi dhe lehtësimin që ka krijuar me angazhimin e vet për arritjen e kësaj marrëveshje.
Qeveria e Kosovës në fund ka reaguar kundër arrestimit të pesë eprorëve të lartë të UÇK-së gazona e Drenicës. “Qeveria e Kosovës beson plotësisht në luftën e drejtë të UÇK-së, sikurse beson në drejtësi dhe në pafajësinë e komandantëve”, thuhet në reagim
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











