Lajme
Qeveria e ardhshme, ekonominë ta ketë prioritet
Edhe gjatë vitit 2010 ka vazhduar gjendje e rëndë ekonomike në Kosovë, me nivel të lartë të varfërisë së skajshme dhe të papunësisë.
Njëkohësisht është shënuar rënie e nivelit të investimeve të huaja. Kështu thonë analistë dhe njohës të çështjeve ekonomike, duke theksuar se prioritet i Qeverisë së ardhshme duhet të jetë zhvillimi ekonomik.K osova gjatë vitit 2010 ka shënuar rritje ekonomike prej 4.7 për qind, si rezultat i investimeve publike nga Qeveria.
Por, sipas analistit ekonomik Kushtrim Puka, nga Instituti GAP, kjo rritje do të duhej të ishte të paktën 10 për qind për disa vjet me radhë, që të arrihej nivel i rritjes së qëndrueshme krahasuar me vendet e rajonit.“Gjendja ekonomike në përgjithësi vazhdon të jetë jostabile me përkeqësim të mëtejshëm të varfërisë së skajshme dhe papunësisë, ku papunësia është rreth 45 për qind ndërsa varfëria e skajshme rreth 15 për qind”, ka thënë Puka.
Sipas tij, niveli i papunësisë dhe zbutja e varfërisë mund të arrihen vetëm përmes zhvillimit të sektorit privat. “Por, ky sektor edhe gjatë 2010-ës ka mbetur i pazhvilluar për shkak të kushteve të pafavorshme për të bërë biznes dhe shumë biznese vazhdojnë të operojnë në sektorin joformal”, thotë Puka.
Gjatë këtij viti ka vazhduar edhe trendi i rënies së investimeve të huaja direkte. Kryetari i Nismës Ekonomike për Kosovën në Vjenë, Kujtim Dobruna, thotë se ka interesim të investitorëve, por varet nga Qeveria se çfarë sinjalesh përcjell tek ata.“Nëse ne ju garantojmë investitorëve siguri juridike, sundim të ligjit, nëse ju garantojmë se ndërhyrja e shtetit dhe përzierja e shtetit në projektet e tyre do të jetë minimale ose joekzistente, atëherë këto janë parakushtet themelore për të tërhequr më shumë investitorë”, ka thënë Dobruna.
Ndërkaq, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thekson se Qeveria e Kosovës gjithnjë e më tepër duhet të fokusohet në zhvillimin ekonomik, në shumë drejtime. Kosova vitin 2011 e fillon me shumë probleme. Buxheti i shtetit nuk është miratuar ende, po ashtu mungon një strategji e mirëfilltë zhvillimore, ndërkohë pikat kufitare në veri të Kosovës vazhdojnë të mbeten pikat kryesore të kontrabandës së mallrave. Këto mbeten sfida mjaft serioze për Qeverinë e ardhshme, sikurse varfëria dhe papunësia.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën












