E-Diaspora
Qeveria amerikane ia kthen paratë familjes shqiptare
Qeveria amerikane tani ka vendosur t’i kthejë pjesën më të madhe të parave, por për familjen Kazazi, diçka është thyer
Rustem Kazazi emigroi drejt Shteteve të Bashkuara me shpresën që një ditë të rikthehej në shtëpi, të shiste banesën e vjetër e të blinte një vilë të vogël në bregdet.
Për këtë arsye, së bashku me familjen e tij, punuan e kursyen. Sakrificat mbërrinin deri aty sa të mos abonoheshin në platforma televizive, e bënin nga tre punë që të linin para mënjanë.
Por vitin e kaluar, kur Rustemi përgatitej të fluturonte drejt Shqipërisë për ta bërë realitet dëshirën e hershme, autoritetet doganore amerikane ia konfiskuan në aeroport shumën e mbledhur me mundim përgjatë këtyre viteve, shkruan “TCH”.
Qeveria amerikane tani ka vendosur t’i kthejë pjesën më të madhe të parave, por për familjen Kazazi, diçka është thyer.
“Ajo qe ndodhi ishte tronditëse, sepse ne nuk kishim bërë asgjë të gabuar. Gjerat nuk janë më njësoj tani. Vuajtëm shumë”, shprehet Erald Kazazi, djali i Rustemit, përcjell albinfo.ch.
58.000 dollarë kesh iu morën kryefamiljarit në bazë të atij që njihet si procesi i konfiskimit të aseteve civile, i cili i lejon autoriteteve të sekuestrojnë pasuri atëherë kur dyshojnë se një person mund të ketë siguruar para apo objekte në mënyrë të paligjshme.
Ndjesia e krijuar tek familja Kazazi ishte ajo e fajit pa faj: ke para me vete, pra do e kesh bërë një shkelje. Procesi i konfiskimit është kritikuar nga grupet e të drejtave civile, që thonë se ai lë shteg për abuzim.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











