Lajme
Qetësohet situata në Shkup, reagojnë partitë politike
Sipas MPB-së shumësia e të arrestuarve në protesta janë liruan. Mbrojta thotë se Naser Eshrefi vetëmbrojt dhe se thika ishte e viktimës
Pas protestave dyditore, situata e sigurisë në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup është qetësuar, ndërsa Policia ka lëshuar nga arrestimi shumicën e atyre që u përfshinë në protesta të dhunshme. Sipas MPB-së, vetëm 5 personave nga 27 protestues sa u arrestuan, u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 7 ditëve.
Ndaj grupit tjetër është shqiptuar masë penale me një dënim prej 700 eurove, për pjesëmarrje në turma dhe dhunë. Këto vendime janë shqiptuar nga Gjykata penale në Shkup, citon INA, sipas të cilës të arrestuarit janë tifozë të klubeve sportive dhe nuk janë banorë të lagjes Gjorçe Petrov në Shkup.
Ndryshe, situata në Lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit eskaloi pasi që i riu Naser. Eshrefi pas një zënke goditi me thikë bashkëmoshatarin Angel Petrovski 19 vjeçar. Incidenti kishte filluar për një biçikletë të vjedhur, për të cilin viktima pretendonte se ia ka vjedhur vrasësi.
Pas këtij incidenti kanë reaguar partitë politike në Maqedoni, të cilat kanë kërkuar qetësi dhe ulje gjakrash.
Bashkimi Demokratik për Integrim, sipas një komunikate, theksoi sot se vrasja e një të riu ka tronditur të gjithë opinionin vendas dhe paraqet akt që kërkon dënimin dhe keqardhjen e të gjithëve ne andaj i shprehim ngushëllime te sinqerta familjes së të ndjerit.
Sipas BDI-së, vrasja nuk ka motive etnike dhe fetare, ndaj përpjekjet për ta vënë atë në kontekst etnik, janë të dënueshme dhe të papërgjegjshme.
“Dënojmë gjithashtu vandalizmin e shprehur gjatë protestave të dhunshme të ditës së hënës. Njëherësh u bëjmë thirrje qytetarëve që të ruajnë gjakftohtësinë dhe vetëpërmbajtjen e tyre, dhe të kontribuojnë së bashku me institucionet në rikthimin e rendit dhe të sigurisë”, apelon BDI.
Edhe VMRO-DPMNE përmes një komunikate ka bërë thirrje për qetësimin e situatës, dhe sjellje të arsyeshme nga të gjithë faktorët duke filluar nga të rinjtë, familjarët e tyre dhe subjektet politike, me qëllim që të evitohet përshkallëzimi i situatës.
“U bëjmë thirrje të gjithë partive politike të mos keqpërdorin këtë jetë të humbur për qëllime të vogla politike me ata që kanë mendim ndryshe. U apelojmë të rinjve të cilët këto dy ditë shprehin pakënaqësinë si dhe familjeve të tyre, që ti lejojnë shtetit të veproj sipas ligjeve”, thuhet në kumtesë.
Çdo aktivitet kundër ligjit, sipas tij, jo që nuk ndihmon dikë, por vetëm mund ta çon shtetin në sfida serioze dhe të krijon tensione të mëdha. Inkurajojmë institucionet të vazhdojnë me mbrojtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë.
Ndërkohë partitë opozitare kanë vazhduar edhe sot me reagime duke fajësuar pushtetin për situatën aktuale. Partia Demokratike Shqiptare thotë se gjithë kjo situatë ka dalë ashtë kontrollit për shkak të dështimin qeveritar.
“Natë e kristaltë, huliganizëm, vjedhje, zjarr, tolerim, sipas disa informatave edhe nxitje, nga ana e atyre që duhet të parandalojnë situata të tilla, ndjenja e të qenit i pambrojtur e shqiptarëve dhe bizneseve të tyre nga ana e atyre që para më pak se një muaji “morën” “legjitimitetin”, kështu thotë PDSH
Kundër situatës së krijuar ka reaguar edhe partia tjetër e opozitës, LSDM.
“Ky pushtet i mbyll sytë para problemeve, kalkulon me to, i vendos ndër qilim dhe i nxjerr kur ka nevojë në aspekt politik siç atë e bëri dje. LSDM kërkon nga Nikolla Gruevski dhe Gordana Jankullovska menjëherë të ndërpresin me manipulime, t’i largojnë duart nga populli dhe mediat dhe t’i qasen punës ”, tha Oliver Spasovski, LSDM.
Ndryshe, dy ditë më parë pas një zënke, i dyshuari Naser Eshrefi e ka vrarë të ndjerin Angel Petkovski. Pala mbrojtje thotë se vrasja ka ndodhur gjatë vetëmbrojtjes së Eshtrefit. Ky është versioni i avokatit mbrojtës të Eshrefit, Rubin Dvojakov dhënë të përditshmes ‘Koha”.
Këto të dhëna ai i dëshmon edhe me dhunën fizike ushtruar ndaj të dyshuarit që i kanë shkaktuar viktima dhe babai i tij. Madje thika e përdorur gjatë krimit i takon viktimës Angel Petkovski i cili ka përdorur atë ndaj Naserit, thotë avokati.
“Naseri, në vetëmbrojtje, ka arritur t’ia rrëmbejë thikën dhe e ka goditur me të”, ka deklaruar avokati duke sqaruar më tej se i dyshuari pas këtij akti është fshehur në një shtëpi aty afër dhe i është dorëzuar policisë kur ajo ka arritur në vendin e ngjarjes.
Për vdekjen e Angelit, i ndaluari nga policia Naseri ka mësuar më vonë përmes avokatit të tij. Sipas familjarëve Naseri ka vepruar në vetëmbrojtje dhe në trup ka shenja dhune të cilat janë të dokumentuara
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













