Uncategorized
Qeset plastike, nga 1 qershori me pagesë
Ministrja federale e ambientit, Hendriks ka nënshkruar me rreth 260 ndërmarrje një marrëveshje vullnetare, e cila i obligon ato që të mos japin më qese plastike pa pagesë
Qeset prej najloni të cilat në çdo market ofrohen falas, nga 1 qershori i këtij viti, në Gjermani do të bëhen me pagesë. Ato do të kushtojnë, varësisht nga cilësia, prej 5 deri në 50 centë.
Për një hap të tillë, ministrja federale e ambientit, Hendriks ka nënshkruar me rreth 260 ndërmarrje një marrëveshje vullnetare, e cila i obligon ato që të mos japin më qese plastike pa pagesë.
Ka shumë shitore të cilat qysh tash kërkojnë para për qeset që i kanë për konsumatorët. Arsyeja për këtë hap qëndron te udhëzimi i BE-së, sipas të cilit përdorimi i qeseve nga materialet sintetike duhet të reduktohet dukshëm.
Siç dihet, plastika është një material që nuk shkatërrohet kështu që grumbullimi i saj i shkakton dëme të mëdha ambientit.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










