Shqipëria
Qeparo, perla e Rivierës shqiptare
Qeparoi konsiderohet nga fshatrat më të vjetër të bregdetit shqiptar dhe ofron dëshmi të jetës dhe kulturës së banorëve vendas, ndër shekuj
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga peizazhi i rrugës bregdetare të Qeparosë, të cilën e përshkroi si “një perlë e Rivierës Shqiptare”.
“Dhe me këtë peizazh të rrugës bregdetare të Qeparosë, një perlë e Rivierës Shqiptare, ju uroj një të diel të paqtë”, shkroi Rama, transmeton albinfo.ch.
Qeparoi konsiderohet nga fshatrat më të vjetër të bregdetit shqiptar dhe ofron dëshmi të jetës dhe kulturës së banorëve vendas, ndër shekuj.
I ndarë midis një fshati të lashtë në majë kodre dhe një vendbanimi më të ri buzë plazhit, Qeparoi ofron destinacionin më të mirë turistik për vizitorët.
Fshati i sipërm ruan shtëpi tradicionale prej guri dhe ullishte, ku familjet kanë jetuar për breza me radhë. Qendra historike e këtij fshati përfshin disa monumente kulture të shpallura, mes tyre banesa tradicionale dhe objekte fetare.
Ndërsa pjesa e poshtme ofron akses në plazh me shëtitoren e re që kalon në të gjithë vijën bregdetare, që i ka dhënë Qeparoit tiparet e një fshati tipik turistik mesdhetar, ku janë ruajtur karakteristikat dhe traditat e zonës.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit Kosova përfaqëson letërsinë shqipe në Panairin Ndërkombëtar të Frankfurtit... -
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë” -
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator” -
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë -
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e... -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz -
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026 -
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj










