Jeta në Zvicër

Qeni policor e ndalon plaçkitësin nga Maqedonia

Qeni nuhatës policor me nofkën "Mitch" iu është vënë pas, duke arritur që të ndalojë njërin prej tyre. Bëhet fjalë për një shtetas 41-vjeçar maqedonas, i cili është arrestuar menjëherë

Dy persona i kanë vjedhur një kalimtari celularin dhe xhaketën. Një qen nuhatës policor ka arritur t’i ndalojë dy hajnat gjatë arratisjes së tyre.

Mbrëmjen e së dielës, një person e ka lajmëruar policinë zvicerane se rreth orës 18:30, në rrugën “Langsägestrasse” në Kriens, dy të panjohur ia kanë vjedhur celularin dhe xhaketën, thuhet në një komunikatë të së martës, të policisë zvicerane, përcjell Albinfo.ch.

Në momentin që patrulla policore arriti në vendngjarje, hajnat filluan të arratisen.

Qeni nuhatës policor me nofkën “Mitch” iu është vënë pas, duke arritur që të ndalojë njërin prej tyre. Bëhet fjalë për një shtetas 41-vjeçar maqedonas, i cili është arrestuar menjëherë. Atij edhe më parë i ishte ndaluar hyrja në territorin zviceran dhe është marrë në bisedë më të detajuar informative.

Personi i dytë ka arritur të largohet, ndërsa Prokuroria e Lucernit është duke e hetuar rastin.