E-Diaspora

Qeni i Policisë ndihmon në arrestimin e dy hajdutëve shqiptarë

Qeni ka bllokuar hajdutët shqiptarë, të dy të moshës 28-vjeçare, madje njërin e kishte kafshuar në krahun e djathtë

Qeni i Policisë gjermane me nofkën ‘Çemal’, ka ndihmuar në arrestimin e dy shqiptarëve, një nga Kosova dhe një nga Shqipëria, shkruajnë mediat gjermane.

Dy shqiptarët ishin futur në një zyrë për të plaçkitur, por qeni policor ka zbuluar dhe policëve u ka mundësuar që t’i arrestojnë, përcjell albinfo.ch.

Ata kishin hyrë në zyre përmes dritares. Banorët e kishin dëgjuar zhurmën dhe menjëherë kishin thirrur policinë, që ka arritur për një kohë të shkurtë në vendin e ngjarjes.

Kur policia kishte gjermane kishte arritur në vendin e ngjarjes, aty ishin edhe dy shqiptarët, të dy 28-vjeçarë. Ata janë urdhëruar të dorëzohen, por kanë refuzuar. Më pas është aktivizuar qeni, i cili ka bllokuar autorët, madje njërin e kishte kafshuar në krahun e djathtë.

Hajdutët janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim, derisa është hapur hetimi ndaj tyre.