Shkurt.ch
Qeni besnik, një javë ruan “të dashurën” e tij të ngordhur
Plot një javë një qen qëndron pranë kufomës së bushtrës së mbytur nga një makinë, pasi kishte kaluar nëpër rrugën automobilistike. Asnjëherë nuk e heq shikimin nga ajo dhe nuk lejon askënd që t`i afrohet “të dashurës” së tij të vdekur. Kaq e madhe duket të jetë dashuria dhe besnikëria ndaj saj.
Kjo dramë interesante po ndodh në Rusi, në regjionin Perm Filippovka, 1200 km larg Moskës.
Pasi që ishte mbytur në rrugën automobilistiuke, makina të panumërta kishin kaluar dhe askush nuk ishte ndalur ta hiqte nga rruga bushtrën e pajetë. Por këtë e ka miku i saj, një qen i racës së përzier, i cili e ka tërhequr atë në fushën përskaj rrugës. Dhe, që atëherë – ka kaluar një javë – nuk largohet as për një çast nga ajo.
Banorët lokalë tregojnë se ata disa herë kanë dashur ta marrin bushtrën për ta varrosur, por janë përballur me kërcënimin e qenit besnik. Ai nuk është mashtruar madje as nga joshja me ushqime që i kanë bërë banorët. Qeni vetëm leh dhe lëshon një ulërimë që tregon për pikëllimin e thellë që e ka kapluar.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











