Sport
Qëndron në Zvicër U-17 i regjionit të Gjilanit
Më 10 qershor në Zvicër vjen përfaqësuesja futbollistike e juniorëve të zonës së Gjilanit U-17. Ajo do të qëndrojë këtu deri më 15 qershor dhe do të zhvillojë një numër ndeshjesh me klube të kategorisë së saj. Me këtë rast bëhet lancimi i projektit “Kampi i stërvitjeve në Zvicër për promovimin futbollit kosovar për të rinj”.
“Me këtë projekt social ne duam t`u tregojmë të rinjve nga Kosova se si bëhen stërvitjet te ne dhe si jetojmë. Ne duam po ashtu që atyre t`ua ofrojmë mundësinë për të këmbyer përvoja me kosovarët që jetojnë në Zvicër”, bëjnë të ditur për albinfo.ch Swiss Association for Football Talents dhe bartësi i këtij aktiviteti, bashkatdhetari ynë me qëndrim në Zvicër, Pajazit Sopi.
Udhëtimi në Zvicër në trajtë të një jave stërvitjesh organizohet nga organizata me përvojë në këtë drejtim “Swiss Association for Football Talents” dhe FC Schwamendingen, thuhet në portalin e asociacionit në fjalë.
Përfaqësuesja nga Kosova gjatë qëndrimit të saj në Zvciër do të zhvillojë këto ndeshje: më 10 qershor do të luajë kundër U-16 të FC Wil më 12 qershor kundër U-17 të FC St. Gallen, më 13 qershor kundër U-17 të BSC Young Boys dhe më 14 qershor kundër GC Zürich.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









