Maqedonia
Qëndrimet e opozitës maqedonase për votimin e qeverisë teknike
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nuk pret që të ketë tensione në Kuvend me votimin e qeverisë teknike.
Ai shton se ligji dhe Kushtetuta janë të qarta dhe nuk lejon cenim të procesit, edhe pse hedh dyshime te partia në pushtet, duke aluduar se janë në gjendje të bëjnë gjithçka.
”Nuk pres tensione tash, me këto njerëz gjithçka është e mundur, nuk pres diçka që mund ta dëmtojë procesin, ligji është i qartë, Kushtetuta është e qartë”, tha Hrisijan Mickoski.
Ai po ashtu bëri të ditur se nuk do ta votojnë qeverinë teknike.
“Ky është njeriu që nga fillimi deri në fund si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë bëri shumë lëvizje antikushtetuese dhe të kundërligjshme. Pres që politikat e këqija të vazhdojnë. Edhe pse dikur mund të kemi qenë unanim se nuk do të bëhet më keq se kaq, mendoj se është një qëndrim pesimist, duhet të jemi optimistë, prapë pres që në këto njëqind ditë të jetë më keq”, tha Micksoki.
Lidhur me koalicionin e mundshëm LSDM-BDI në të ashtuquajturën Fronti Evropian, sipas Mickoskit, ky është një koalicion krimi, dhe në të nuk ka asgjë evropiane.
Mickovski shprehet i bindur se pas zgjedhjeve parlamentare ky koalicion do të mposhtet, duke i inkurajuar që të bëjnë reforma në parti që të dalin në zgjedhjet parlamentare dhe të ofrojnë diçka më specifike dhe konkurruese. /KlanMacedonia
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










