Kosova
Qëndrime të kundërta rreth demarkacionit mes LVV – LDK
Nga qeveria malazeze kanë thënë për “Zërin” se çështja e demarkacionit ka përfunduar me nënshkrimin e marrëveshjes, megjithëkëtë ata kanë pohuar se do të formohet Trupi i Përbashkët Punues, i cili do të merret me shënimin e kufirit Kosovë – Mali i Zi. Por as nga pala malazeze, as nga ajo kosovare nuk kanë treguar saktë se kur do të ndodhë një gjë e tillë. Ndërkohë dy subjektet që janë duke zhvilluar bisedimet për formimin e qeverisë së re në Kosovë, LVV-ja e LDK-ja, kanë dalë me qëndrime të kundërta rreth kësaj çështjeje, shkruan zëri, përcjell albinfo.ch
Përveç hetimit të punës së komisionit të mëhershëm të drejtuar nga Murat Meha, LVV-ja ka thënë se pas ardhjes në krye të Qeverisë do ta ndërmarrë edhe hapin e radhës rreth demarkacionit, i cili siç bëhet e ditur në përgjigje, do të jetë vënia e kontakteve me Malin e Zi, në mënyrë që çështja e demarkacionit të rregullohet.
“E hapi tjetër do të jetë vendosja e kontakteve me Podgoricën zyrtare për ta rregulluar këtë problematikë, tashmë të paraparë edhe në Marrëveshjen për Demarkacionin. Mirëpo të gjitha këto sigurisht se do të ndodhin pas formimit të qeverisë së re”, potencohet në përgjigjen e zyrës për medie të LVV-së.
Por ndryshe kanë deklaruar zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Teksa ka folur rreth kësaj lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se çështja e demarkacionit me Malin e Zi tashmë është e përfunduar.
Kreu i partisë së dytë të dalë nga zgjedhjet për nga numri i votave, që po synon arritjen e një koalicioni qeverisës me LVV-në, ka thënë se kjo marrëveshje është miratuar në kuvendet e të dyja shteteve.
Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi ishte nënshkruar gjatë kohës sa në krye të ekzekutivit në Kosovë ishte pikërisht Isa Mustafa.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











