Gruaja
Qëndresa, në mes të këngës dhe furrës së bukës
Derisa rruga deri te suksesi i vërtetë në muzikë është ende e gjatë, ajo "jeton dy jetë": të punëtores së furrës "Gabriel" dhe të këngëtares
Qëndresa Rexhallari është nxënëse 19 vjeçare që ndjek mësimin e zejes në një furrë buke dhe ëmbëlsirash në Glarus. Por kjo nuk është e gjithë jeta e saj: Qëndresa, në rrethin e kantonit të saj dhe më gjerë është e njohur edhe si këngëtare me perspektivë. “Electrogirl” është ofiqi i saj si këngëtare.
Por, derisa rruga deri te suksesi i vërtetë në muzikë është ende e gjatë, ajo “jeton dy jetë”: të punëtores së furrës “Gabriel” dhe të këngëtares.
Se duke shitur bukë nuk bëhesh e pasur, Qëndresa e ka ditur me kohë. Për këtë arsye ajo, jashtë furrës, po bën plane të mëdha për suksesin në muzikë.
Kosovarja planifikon të depërtojë në skenën e madhe si dhe të mund të jetojë si këngëtare. “Kjo është ëndrra ime nga fëmijëria”, thotë ajo dhe ia hedh një vështrim babait, Ruzhdiut aty pranë. “Im atë është edhe menaxheri im, i cili më ka mbështetur financiarisht dhe motivuar drejt realizimit të qëllimit tim”, shkruan gazeta “Südostschweiz”.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










