Lajme
Qendrat federale të azilit në Zvicër, kritika për kushte si në burg
Pas reformës së sistemit të azilit në 2016, qendrat federale të azilit u krijuan për të strehuar azilantët. Sipas antropologes Megane Lederrey, jetesa në këto qendra ngjason me sistemin penitenciar: tela me gjemba, orë policore, izolim gjeografik, roje sigurie, kontrolle trupore dhe mbipopullim.
Në librin e saj të ri “Qendrat Federale të Azilit”, Lederrey dokumenton dëshmitë e ish-azilantëve dhe punonjësve, duke theksuar se qendrat kanë kaluar nga mbështetja sociale tek një qasje e fokusuar tek disiplinimi dhe siguria. Ato shkaktojnë stres psikologjik dhe ofrojnë kujdes të pamjaftueshëm mjekësor dhe psikoterapik.
Ekspertja sugjeron që azilantët të strehohen në apartamente ose qendra të vogla, sipas konceptit “housing first”, për të siguruar një ambient të sigurt dhe më pak traumatizues. Lederrey gjithashtu kritikon përfitimet financiare të kompanive private që menaxhojnë disa qendra, duke thënë se paratë e taksapaguesve përfitojnë aksionarët jashtë Zvicrës.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













