Lajme
Qendra “Parandalo” debatoi mbi temën “Aftësia e kufizuar dhe migrimi”
Saphir Ben Dakon ishte në cilësinë e ekspertes për inkluzion (përfshirje), Sara Satir si moderatore dhe Valdete Hoti si koordinatore në qendrën "Parandalo"
Më 31 maj 2024 qendra “Parandalo” e Cyrihut ka mbajtur një debat që kishte të bënte me njerëzit me aftësi të kufizuara në raport me migracionin. U debatua rreth vetëvendosjes dhe mundësive të barabarta për personat me aftësi të kufizuara, sipas definimit në nenin 3 të KDPAK-së së OKB-së.
E pranishme ishte Saphir Ben Dakon, si eksperte për inkluzion (përfshirje), Sara Satir si moderatore dhe Valdete Hoti si koordinatore në qendrën “Parandalo”.
Me këtë rast organizatori falënderon pjesëmarrësit e shumtë, mysafirët, bordin dhe në veçanti: Bárbara Bielser, menaxhere e projektit për promovimin e integrimit të qytetit të Cyrihut dhe Shukrije Ramadanin, diplomate në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë, për fjalët e tyre përshëndetëse.
Debati mbi temën e aftësisë së kufizuar dhe migracionit u organizua si pjesë e Ditëve Kombëtare të Veprimit për të Drejtat e Aftësisë së Kufizuar 2024 dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Promovimit të Integrimit të Qytetit të Cyrihut. Qëllimi ishte që edhe shoqatat e tjera të emigrantëve të ndërgjegjësohen më shumë për këto çështje.
Kjo, edhe për faktin se në një shoqëri migrante, një paaftësi mund të përfaqësojë shpesh një sfidë shtesë sa i përket integrimit.
Nëse ata kanë qasje të reduktuar në informacione për oferta, shërbime dhe të drejta të ndryshme, kjo mund të çojë në diskriminim të kësaj kategorie. Promovimi i vetëvendosjes dhe krijimi i mundësive të barabarta, veçanërisht për personat me aftësi të kufizuara dhe prejardhje migrante (BuM), kanë rëndësi thelbësore për një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të drejtë.
“Ne, personat me aftësi të kufizuara dhe me sfond migrimi, jemi pjesë e shoqërisë zvicerane, ne kërkojmë të pranohemi dhe të jemi të barabartë. Qendra Parandalo është kompetente për këshillime, mbështetje, informim dhe ndërmjetësime për njerëzit me sfond migrimi. Ne jemi të përkushtuar për vetëvendosje në jetë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Ne kërkojmë të jemi pjesë e një shoqërie gjithëpërfshirëse”, thuhej veç tjerash në ftesën për pjesëmarrje në këtë aktivitet të organizuar nga Qendra “Parandalo”.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














