Kosova
Qasja e tepruar në internet dëmton shëndetin mendor të fëmijëve
Zgjerimi me shpejtësi i internetit vitet e fundit në Shqipëri, shtrirja dhe përdorimi i tij nga individë, shërbimet sociale, institucionet shtetërore, bizneset dhe familjet, kanë ndikuar në jetën sociale dhe ekonomike të vendit, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave nga INSTAT për vitin 2022, rreth 83% e popullsisë, nga mosha 16-74 vjeç, janë përdorues të internetit dhe se 91,6% prej tyre e përdorin internetin disa herë gjatë ditës.
Kjo shtrirje e gjerë e internetit, sipas mjekut neuro-psikiatër Gjon Preçi, përveç anëve pozitive në zgjerimin e komunikimit dhe informacionit, po shfaq në disa raste pasoja fizike dhe mendore, sidomos tek adoleshentët, që janë edhe përdoruesit më të mëdhenj të internetit dhe rrjeteve sociale, shkruan Zëri i Amerikës.
“Sjell pasoja të shëndetit mendor pasi këta njerëz bëhen shumë të izoluar dhe, nganjëherë, ata marrin mesazhe të gabuara nga disa video-lojra, ku ata tentojnë t’i aplikojnë në jetën e tyre reale. Bëhen fëmijë të dhunshëm, njerëz të izoluar dhe, është masiv krijimi i miqve online, ndërkohë që miqtë fizikë, kontakti fizik, kontakti social, po shkojnë gjithnjë duke u izoluar, paksuar dhe njerëzit bëhen gjithnjë e më shumë autikë”, thotë ai, përcjell albinfo.ch.
Përdorimi i pasigurt po ashtu paraqet problem për fëmijët dhe adoleshentët.
“Ndoshta ne si shoqëri kemi një defekt, kemi shumë raste kur prindërit shikojnë televizor bashkë më femijët, shikojnë filma serial, ose përfshihen në video-lojra bashkë me fëmijët. Dhe kjo përbën njëlloj infeksioni, një epidemi sociale ku ky brez i ri rritet me një ndikim mjaft negativ nga mesazhet apo informacionet që merr, të cilat janë edhe të pakontrolluara dhe të pashëndetshme për shëndetin e tij mendor”, thotë mjeku Preçi për Zërin e Amerikës.
Sipas psikologëve, përmes internetit, një pjesë e të rinjve po krijojnë modele të rrejshme, që bien ndesh me realitetin dhe që i shtyjnë ata drejt dhunës, gjuhës së urrejtjes dhe bullizmit.
“Grupe adoleshentësh, përmes tendencave që kanë për të krijuar identitetin e tyre duke shtypur dhe shkelur një pjesë që është më e dobët, ata sulmojnë fëmijë të caktuar apo grupe të caktuara, përmes sulmeve kibernetike, përmes profileve fallco ose me profilet e tyre, që tek viktimat kanë pasoja shumë të rënda”, përcjell albinfo.ch.
Në Shqipëri, rreth 5% e krimeve kryhen nga të miturit. Gjatë vitit të kaluar rreth 1600 të mitur u përfshinë në 1470 vepra penale, një pjesë e të cilave me ndikim nga interneti apo rrjetet sociale.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












