Kosova
PZAP u shqipton mbi 43 mijë euro gjoba partive politike në Kosovë
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar tri gjoba për partitë politike, të cilat arrijnë shumën e 43 mijë e 700 euro.
Prej 11 ankesave të vendosura, PZAP ka pranuar si të bazuara 6 ankesa, 1 ankesë ka refuzuar të pabazuar dhe 4 ankesa i ka hedhur të palejuara.
Sipas njoftimit të PZAP-it, AAK-ja është dënuar me 7 mijë e 700 euro, Nisma Socialdemokrate me 20 mijë euro dhe PDK-ja me 1 mijë euro.
“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, në seancën e mbajtur më 11.02.2021 ka shqyrtuar dhe vendosur lidhur me 11 ankesa që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore. Lëvizja Vetëvendosje! Ka paraqitur dy (2) ankesa, një (1) kundër PDK-së dhe një (1) kundër AAK-së, Lidhja Demokratike ka paraqitur një (1) ankesë kundër AAK-së, Organizata Instituti i Kosovës për Demokraci (KDI) ka paraqitur 7 ankesa, tri (3) ankesa kundër AAK-së, një (1) ankesë kundër PDK-së, një (1) ankesë kundër LDK-së, një (1) ankesë kundër NISMA Socialdemokrate, një (1) ankesë kundër Iniciativës Qytetare “Komuniteti i Bashkuar” – Adrijana Hodzic dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paraqitur një (1) ankesë kundër Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Rahovec”, thuhet në njoftim.
Prej 11 ankesave të vendosura, PZAP- i ka pranuar të bazuara 6 ankesa, 1 ankesë e ka refuzuar të pabazuar, ndërsa 4 ankesa i ka hedhur të palejuara.
“AAK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 22,700.00 euro, NISMA Socialdemokrate i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 20,000.00 euro, PDK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 1,000.00 euro, Gjithsej në seancën e sotme janë shqiptuar gjoba në shumë prej 43,700.00 euro”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike: Përdorimi i gjuhës se urrejtjes, mbajtja e tubimit publik pa paralajmërim, shkelja e Kodit te Mirësjelljes, vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve të tjera politike, vendosja e billbordeve dhe panove në prona politike dhe përgjatë rrugëve, vendosja e shiritave të kuq në rrugë, largim nga lista e votuesit, vendosja e posterëve në shtylla elektrike, vendosja e posterëve në objekte publike.
Ndryshe, dy ditë më parë PZAP-ja ka shqiptuar po ashtu gjoba për disa nga partitë politike.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqyrtuar 9 ankesa të paraqitura në këtë institucion që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore.
Nga këto ankesa 8 kanë pasur të bëjnë me fushatën zgjedhore, kurse një ka qenë për mos emërimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit.
“Prej 8 ankesave të vendosura, PZAP- i ka Pranuar të bazuara 6 ankesa ndërsa 2 ankesa i ka refuzuar të pabazuara: AAK-së i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 10,700 euro, LDK-së i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 4,000 euro, dhe PDK-së i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 2,000 euro. Gjithsejte janë shqiptuar gjoba në shumë prej 16,700 euro”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.
Natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike: Përdorimi i aseteve dhe objekteve publike gjate fushatës zgjedhore, vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike, përdorimi i personave të mitur gjatë fushatës dhe vendosja e posterave në rrugë publike./Telegrafi
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro












