Kosova
Pyetet nëse Serbia synon ta sulmojë Kosovën – ja si përgjigjet Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është pyetur në një konferencë për media në Granda të Spanjës nëse Serbia ka synime për të sulmuar Kosovën. Kjo pyetje iu bë atij pas shtimit të prezencës ushtarake në kufi me Kosovën.
Vuçiq ka thënë me këtë rast se Serbia nuk ka synime të tilla dhe se nuk ka pasur asnjëherë synime për ta sulmuar dikë në rajon.
“Jo, jo, aspak. Sepse s‘kemi pasur asnjëherë synim për të sulmuar dikë në rajon”, ka thënë Vuçiq, raporton Express, përcjell Albinfo.ch.
Sipas tij, Serbia është vend që po e ruan qetësinë, teksa ka ka shtuar se ka zvogëluar prezencën ushtarake në kufi me Kosovën nga 8 mijë e 500 ushtarë në 4 mijë e 400.
Vuçiq ka treguar se amerikanët dhe evropianët kanë dalë sot në terren në Serbi për ta vërtetuar një gjë të tillë.
“Jemi vendi që do të mbajë qetësinë. Kemi ulur prezencën ushtarake në afërsi të linjës administrive nga 8.5 në 4.4 nëse s’gaboj, por ndjeshëm. Dhe sot njerëzit tanë shkuan bashkë me amerikanët dhe evropianët për ta parë dhe konfirmuar”, ka thënë Vuçiq.
Ai tutje theksoi se është nevojshme një zgjidhje kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë dhe jo diçka për të cilën dikush ëndërron dhe në anën tjetër s’jep asgjë.
“Çfarë kemi nevojë janë marrëveshjet reale të bazuara në realitet dhe vullnet real për progres dhe proces negociues, ku duhen zgjidhje kompromisi dhe jo diçka që dikush mund të ëndërrojë dhe që s’jep asgjë, në anën tjetër”, ka thënë kreu i shtetit serb.
Më tej, Vuçiq ka thënë se në kufi me Kosovën kanë qenë 8 mijë e 500 trupa, që janë dukshëm më pak sesa kanë qenë në fillim të këtij viti, ku Serbia kishte vendosur 14 mijë trupa në gjendje gatishmërie.
Vuçiq shtoi se me një numër të tillë ushtarësh, edhe po të duash të bësh diçka, e që sipas tij, Serbia s’dëshiron, s’mund të bësh asgjë dhe se diçka e tillë është e dukshme
I pyetur nëse iu ka dhënë ndonjë garanci partnerëve evropianë, Vuçiq ka thënë se nuk ia kanë kërkuar diçka të tillë, por shtoi se nëse do ta bëjnë, atëherë do t’iu japë garanci, meqë Serbia “beson në paqe”.
“S’ma ka kërkuar askush. Por nëse e kërkojnë, s’ka problem, ua jap, sepse besojmë në paqe, besojmë në të ardhmen e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Vuçiq./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti