Tematike
“Pushimi i atësisë” në Zvicër, tani lejohet edhe për çiftet lezbike
Këshilli Federal ka vendosur në favor të një ndryshimi të pakomplikuar të Ligjit të Kompensimit të të Ardhurave, që mundëson këtë pushim me pagesë
Pas votimit nga populli, të nismës “Martesa për të gjithë” në fund të shtatorit, çiftet e të njëjtës gjini, kanë të drejtë të martohen në mënyrë zyrtare, duke filluar nga 1 korriku 2022, transmeton albinfo.ch. Çiftet lezbike do të kenë gjithashtu qasje në mjekësinë riprodhuese dhe përmes dhurimit të spermës edhe ato mund të përmbushin dëshirën e tyre për të pasur fëmijë.
Por një pyetje kishte mbetur pa përgjigje deri tani: A kanë të drejtë edhe çiftet lezbike për pushimin e atësisë? Tani edhe kjo pyetje është sqaruar, shkruan 20minuten.ch. Këshilli Federal ka vendosur në favor të një ndryshimi të pakomplikuar të Ligjit të Kompensimit të të Ardhurave, që mundëson këtë pushim me pagesë.
Pasi është pranuar nisma, u dorëzuan disa mocione mbi këtë temë, si për shembull nga deputetja e GLP-së, Kathrin Bertschy. Në fund të shtatorit, ajo tha për 20 Minuten se priste që Mocioni të pranohej: “Çdo gjë tjetër do të më befasonte”.
Rregullimi i pakomplikuar i ligjit të kompensimit të të ardhurave
Këshilli Federal ka komentuar të mërkurën.mocionet e paraqitura. Ai ka aplikuar që mocioni të refuzohej. Kjo për arsye se, nga këndvështrimi i tij, e drejta për kompensimin e atësisë tashmë ishte e garantuar, transmeton albinfo.ch. “Me hyrjen në fuqi të martesës për të gjithë, `gruaja e nënës` – ashtu si dhe bashkëshorti i nënës – merr statusin ligjor prindëror. Prandaj dispozitat për pushimin e atësisë zbatohen mutatis mutandis për prindin tjetër”, shkruan ai.
Kështu, ka mbetur të rregullohet vetëm përcaktimi në ligjin federal për kompensimin e të ardhurave. Ky rregullim mund të bëhet në kontekstin e një prej transaksioneve në vazhdim për të ndryshuar Ligjin e Kompensimit të të Ardhurave dhe Kodin e Detyrimeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













