Lajme
Punonjësit e sektorit publik në Vaud në protesta kundër shkurtimeve buxhetore
Disa mijëra punonjës të sektorit publik në kantonin Vaud dolën në rrugë të martën mbrëma për të protestuar kundër shkurtimeve buxhetore të planifikuara nga Këshilli Shtetëror i Vaudit. Tubimi shënoi përfundimin e një dite greve dhe demonstratash në gjithë kantonin.
“Arsimtarë të paguar pak, nuk shkon kështu”, “Pagat minimale, sektori publik i zemëruar” dhe “Shkurtime buxhetore për të ardhmen, probleme në horizont” – ishin disa nga pankartat e mbajtura nga demonstruesit që u mblodhën në orën 17:30 në esplanadën Montbenon në qendër të qytetit. Pak pas orës 18:00, turma nisi marshimin drejt Place du Château.
“Shkurtrimet buxhetore janë një sulm ndaj dinjitetit të punës sonë, një mungesë e thellë e konsideratës për të gjitha orët e shpenzuara duke mësuar, kujdesur, ndërtuar dhe ofruar shërbime emergjente,” deklaroi një përfaqësues sindikate gjatë fjalimeve. “Me këtë Këshill Shtetëror, kemi arritur një nivel të ri, veçanërisht me heshtjen totale ndaj kërkesave tona për negociata,” shtoi një përfaqësues tjetër, transmeton albinfo.ch.
Një e treta e mësuesve në grevë
Thirrjes së sindikatave për mobilizim iu përgjigj një pjesë e madhe e punonjësve. Sipas Departamentit të Arsimit dhe Trajnimit Profesional, më shumë se një e treta e mësuesve të shkollave të detyrueshme ishin në grevë. Shkollat e mesme, Universiteti i Lausanne-s (UNIL), spitalet, shërbimet sociale, policia dhe qendrat e kujdesit për fëmijët gjithashtu iu bashkuan lëvizjes.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














