Kosova
Rasti i injorimit të kuadrove në Kosovë
Avdi Shala ka studiuar për aviacion ajror në Gjermani, derisa ka edhe njohuri e përvojë në këtë fushë, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Ai, në 12 vjetët e fundit, ka punuar nëpër institucione të ndryshme të aviacionit në Evropë.
Pavarësisht tërë bagazhit që ka, ai nuk arriti të futet as në listën e ngushtë për pozitën e zëvendësdrejtorit në Agjencinë për Aviacion Ajror.
Ky konkurs u hap nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa Shala ankohet se me qëllim u eliminua nga lista e ngushtë nga komisioni përzgjedhës.
Sipas tij, kjo është bërë që kandidatët e përzgjedhur të mos kenë konkurrentë, pasi nuk kanë kualifikimin e duhur.
Shala, i dëshpëruar, ka ushtruar ankesë pranë komisionit përgjegjës, por nuk ka shpresë se do të vendoset diçka në favor të tij.
Në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se përzgjedhja do të bëhet bazuar në ligjet në fuqi.
“Sipas informatave që kemi, ende nuk është bërë përzgjedhja dhe nuk po e kuptoj si është e mundur të ushtrohet ankesë në një procedurë që ende nuk ka përfunduar. Gjithsesi që çdo vendim duhet të jetë i bazuar në rregulla, ligje dhe transparenca do të jetë në çdo vendim lidhur me këtë çështje”, ka thënë Argjend Zenaj, Ministria e Infrastrukturës
Sidoqoftë, Shala po mendon ta lërë vendin, pasi ka marrë oferta për punë nga shteti gjerman, por mënyra si Kosova po injoron kuadrot, thotë se është dëshpëruese.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












