Kosova

KDI: Punëtorëve në Kosovë u shkelen të drejtat në mënyrë drastike

Instituti Demokrati i Kosovës ka publikuar raportin 1-vjeçar për shkeljet e të drejtave të punëtorëve në Kosovë, në një tryezë, ku u diskutua për të drejtat e punëtorëve.

Aty u tha se shteti, përmes prokurimit publik, është duke lejuar që të shkelen të drejtat e punëtorëve. Përfaqësuesi i KDI-së, Florent Spahija, deklaroi se raporti ka trajtuar 60 raste, ndërsa del që punëtorët e sigurimit privat janë ata të cilëve më së shumti u shkelen të drejtat, përcjell albinfo.ch.

Kryeinspektori i punës, Basri Ibrahimi, ka thënë se ka pasur shkelje të të drejtave të punëtorëve, por kjo gjendje ka filluar të përmirësohet.  

Sipas KDI-së, në vitin 2018 në Kosovë janë regjistruar 20 raste të vdekjes në vendin e punës, si pasojë e mungesës së kushteve dhe sigurisë në punë.