Kosova
Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës hyjnë në grevë, kërkojnë rritje page
Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës të hënën kanë nisur grevën. Ata kërkojnë rritje të pagës deri në 550 euro.
Punëtorët kanë thënë se nuk do ta ndërpresin grevën derisa t’u plotësohen kërkesat e tyre.
Nazife Krasniqi, përfaqësuese e punëtorëve teknikë të Kuvendit të Kosovës, ka thënë për Ekonomia Online se kanë hyrë në grevë për shkak të pagave të ulëta, pasi për gati 3 vjet janë duke bërë kërkesa që pagat të rriten.
“Ne kemi dalë sot të shfaqim pakënaqësitë tona që kemi për pagat shumë të ulëta. Kemi bërë kërkesa që tre vjet pa ndërprerë, kërkesat i kemi pasur, por operatori kurrë asnjë herë nuk është përgjigjur as më bërë takim me ne. Në fillim të korrikut kemi bërë një protestë me paralajmërim që në do të hymë në grevë nëse nuk ndërmerret diçka me na rrit pagat tona. Pagat ne i kemi shumë të ulët, 275 euro ne i kemi pagat mujore këtu. Punojmë 8 orë, kur është seanca ne punojmë me ora të stërzgjatur, nuk paguhemi, udhëtimi nuk na paguhet, shujta e ushqimit nuk na paguhet, që 20 vket punoj, mua nuk më paguhet as një ditë shtesë”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









