Kosova
Punëtorët i presin pagat me rritje, sipas ligjit të ri
Këshillat drejtues të SBASHK-ut, FSSHK-së dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës (SPK) do të takohen nesër për të diskutuar në lidhje me implementimin e Ligjit të pagave.
Ligji i ri ka hyrë në fuqi më 1 dhjetor të këtij viti, por ai është dërguar nga Avokati i Popullit në Kushtetuese dhe është në pritje të marrjes së vendimit.
Në takimin e sotëm të krerëve të tri sindikatave, pas konsultimeve të brendshme është marrë vendim që punëtorët e të tri sindikatave të presin implementimin e Ligjit të pagave, përkatësisht marrjen e pagave me ligjin e ri.
Të tre këshillat drejtues nesër do të mblidhen dhe do të diskutojnë situatën aktuale, nëse pagat nuk merren me Ligjin e ri të pagave, se cilat do të jenë veprimet sindikale duke respektuar zërin e anëtarësisë, të cilin e përfaqësojnë.
“Lusim palët e interesit që të mos bëjnë presion mediatik në Gjykatën Kushtetuese, e shfrytëzojmë rastin ta ftojmë gjithë spektrin politik që të gjejnë zgjidhje që punëtorët në fund të këtij viti t’i marrin pagat ashtu si është pritur”, përfundon komunikata e përbashkët e SBASHK-ut, FSSHK-së dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









