Kosova
Punëtorët e Aeroportit vendosin të hyjnë në grevë
Kanë vendosur që të hyjnë në grevë më 19, 20 dhe 21 gusht
Përmes një njoftimi për media Sindikata e Aeroportit ‘Adem Jashari’ thotë se pas shumë përpjekjeve për të dialoguar me menaxhmentin rreth kërkesave të tyre, këta të fundit nuk kanë treguar gatishmëri për dialog.
“Ju njoftojmë se pas shumë përpjekjeve dhe kërkesave të shumta drejtuar menaxhmentit të aeroportit për të dialoguar dhe për t’i zgjidhur çështjet tona në mënyrë paqësore, deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë ftesë apo gatishmëri nga ana e menaxhmentit për të dialoguar. Ne kemi shterrur të gjitha mënyrat dhe mundësitë paqësore për dialog. Punëtorët janë të vendosur në kërkesat e tyre për çka edhe kanë vendosur përmes delegateve të tyre të shkojnë në grevë, siç kemi paralajmëruar në protestën paqësore të mbajtur javën e kaluar me datën 08.08.2019 se me datën 19.08.2019 do të kemi grevë një orëshe duke filluar prej orës 08.00h deri në orën 09.00h sipas kohës lokale dhe me datë 20.08.2019 grevë dy orëshe duke filluar prej orës 08.00h deri në orën 10.00h si dhe me datën 21 do mbajmë grevë gjithëditore”, thuhet në njoftim.
Në njoftim theksohet se në grevë do të marrin pjesë të gjithë punëtorët e shërbimeve që nuk janë të rëndësisë jetike.
Sindikalistët e Aeroportit kanë ftuar menaxhmentin që të koordinohet me sindikatë për të caktuar minimumin e shërbimeve në mënyrë që të garantohet siguria dhe te evitohet çfarëdo rrezikimi i jetës dhe sigurisë.
Gjithashtu theksohet se greva do ndërpritet në ndonjë rast emergjent.
Sindikata edhe njëherë ka ftuar menaxhmentin në dialog, në mënyrë që greva të ndalohet përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











