Kosova
Punëtorët e aeroportit nga e diela në grevë të përgjithshme pa afat të caktuar
Greva do të fillojë të dielën në ora 7.
Sindikata e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) ka paralajmëruar grevë të përgjithshme dhe pa afat ditëve në vazhdim.
Sipas komunikatës së Sindikatës, grava vazhdon të dielën dhe vazhdon deri në realizimin e kërkesave.
”Të nderuar kolegë,
Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe përkrahjen e të gjithë atyre që u solidarizuan me grevën treditore për realizimin e të drejtave tona.
Gjatë këtyre tre ditëve përkundër presioneve ne treguam një shembull të vendosshmërisë së ushtrimit të së drejtës sonë elementare siç është greva për realizimin e të drejtave tona.
Ne i kuptojmë të gjithë kolegët tanë që pa vullnetin e tyre gjatë grevës kanë kryer detyrat e tyre dhe nuk mbajmë mëri e aq me pak hasmëri, i ftojmë që edhe ata t’i bashkohen grevës sepse është ligjore dhe në të mirë të tëgjithëve.
Të dashur kolegë, edhe pas tre ditëve grevë menaxhmenti nuk ka reflektuar pozitivisht ndaj kërkesave tona andaj konsiderojmë se rruga jonë drejtë realizimit të tyre duhet të vazhdojë. Fakt është sepse ne nuk kemi pasur të drejtë ligjore që ta vazhdojme grevën për arsye se është dashur të lajmërohej 72 orë më herët sepse është obligim ligjor,dhe ne si sindikalistë jemi çdoherë në respektim të ligjshmërisë. Kuvendi sot me datën 21.08.2019 ka vendosur se greva do të vazhdojë në ditën e diel duke filluar nga ora 07:00 dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave tona të ligjshme. Kolegë të nderuar, gjatë kësaj periudhe treditore të afatit ligjor nëse keni ndonjë presion, kërcënim të çfarëdo forme qoftë shkaku i pjesëmarrjes në greve ju lutem raportoni rastin në polici dhe më njoftoni mua ose perfaqësuesin tuaj sindikal.
Gjatë kësaj kohe i japim mundësi menaxhmentit të reflektojë dhe të na ftojë në dialog konkret për realizimin e kërkesave tona ligjore”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













