Lajme
Punësoi ilegalisht tre shqiptarë, gjobë marramendëse për punëdhënësin në Gjermani
3 shqiptarë në mënyrë ilegale filluan punën në ndërtimtari
Mediat gjermane i kanë kushtuar një artikull lidhur me tri raste punësimi illegal që rezultuan se ishin në sektorin e ndërtimit, transmeton albinfo.ch.
Gjithçka nisi kur disa zyrtarë të kontrollit financiar gjerman për punë të padeklaruar vendosen në Dortmund të kontrollojnë një projekt ndërtimi në Recklinghausen-Süd.
Si përfundim i kontrollit, raporti i tyre tregon se dy shtetas nga Shqipëria dhe një shtetas nga Maqedonia e Veriut ishin të punësuar si punëtorë ndërtimi, në mënyrë ilegale.

Referuar raportit, çdo person i ardhur nga Ballkani, qoftë shtetasit shqiptarë apo maqedonas, kanë nevojë për një lejeqëndrim që u jep të drejtën për të punuar në Gjermani, transmeton tutje albinfo.ch.
Ndërkohë që tre burrat, të moshës 24, 32 dhe 38 vjeç, mund të identifikoheshin vetëm me pasaportat e tyre. Ata nuk kishin një lejqëndrim të vlefshëm për të marrë një punë fitimprurëse.
Raportohet se ndaj tyre u ngrit procedimi penal me dyshimin për qëndrim të paligjshëm.

Mediat gjermane fokusin e hedhin te punëdhënësi i shqiptarëve që tani po përballet me procedimin për lehtësimin e qëndrimit të paligjshëm dhe punësimin e paligjshëm të punëtorëve pa leje pune të vlefshme.
Raportohet se ai do të përballet me një dënim deri në dhjetë vjet burgim, apo me një gjobë deri në 500 000 euro. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












