Bota
Puna më e kërkuar në Gjermani
Fondacioni Gjerman për Mbrojtjen e Pacientit llogarit se në 8 vitet e ardhshme do të mungojnë 200.000 forca pune të plota në sektorin e kujdesit shëndetësor. Deri në vitin 2030 kjo mungesë do rritet deri në 500.000 vetë
Rreth 3,3 milionë të moshuar kanë nevojë për përkujdes shëndetësor në Gjermani, sipas të dhënave provizore të Ministrisë së Shëndetësisë në Gjermani.
Deri në vitin 2030 pritet të jenë më shumë se katër milionë. Por për ta mungojnë kujdestarët, raporton “Deutche Welle”.
Kështu sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punës në mars 2017 për 14.600 vende pune të hapura ka pasur vetëm 3.000 kujdestarë shëndetësorë të papunë. Në të ardhmen do të ketë edhe më shumë mungesa, përcjell albinfo.ch.
Fondacioni Gjerman për Mbrojtjen e Pacientit llogarit se në 8 vitet e ardhshme do të mungojnë 200.000 forca pune të plota në sektorin e kujdesit shëndetësor. Deri në vitin 2030 kjo mungesë do rritet deri në 500.000 vetë.
Shumë pak të rinj duan të punojnë në këtë profesion, edhe kur punojnë, pas disa vitesh ata e braktisin atë. Kushtet e punës janë të vështira, vlerësimi për këtë lloj pune i vogël.
Sipas një studimi të publikuar në janar të Institutit për Tregun e Punës dhe Profesionet një kujdestar me orar të plotë në kujdesin shëndetësor të pleqve fiton 2621 euro bruto, 16% më pak se mesatarja e profesioneve të tjera. Edhe më keq dalin ata që vazhdojnë shkollimin profesional, ata marrin 1870 euro bruto.
Studiuesja e këtij sektori Cornelia Heinze foli në Deutschlandfunk të enjten e kaluar për një largim të forcave të kualifikuara të Gjermanisë drejt vendeve që i paguajnë më mirë kujdestarët e pleqve, si Austria, Zvicra, por edhe vendet skandinave. Ndërsa institucionet gjermane i kthejnë sytë nga kujdestarët që mund të marrin nga Evropa Qendrore e Lindore, Ballkani apo edhe Filipinet.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










