E-Diaspora
Publiku në Sankt-Gallen u duartroket artistëve të “arratisur” nga Kosova
Kështu u paraqitën në skenë për dy ditë radhazi grupi i teatrit “Aktrimi” në qytetin St. Gallen: Të arratisur, e rrugëve ilegale, në kërkim të një përspektive më të mirë në Zvicër
Nën regjinë e producentit Ben Apolloni, aktorët kosovarë kanë sjellë para audiencës vendase një komedi dygjuhëshe me skena interkative, të skenografit Arsim Berisha, përgjatë një ore duke futur publikun në “vallen” e tyre aktruese.
Pas një rruge të gjatë e të frikshme, tre të arratisurit kosovarë, të rraskapitur nga rruga ilegale e të zhytur në borxhe për t`i paguar kontrabanduesit, arrestohen nga policia zvicerane në kilometrin e gjashtë të St. Gallenit, ku si pasojë e një keqkuptimi, përfundojnë në një repart të psikiatrisë, të quajtur “Station 17B”.
Për të dëshmuar para organeve të drejtësisë se ata nuk janë të çmendur, ”të arratisurit” kërkojnë që të sprovojnë veten në profesionin e tyre, duke kërkuar mundësinë që të kenë një audicion për të zbuluar talentin e tyre që ta ndërtonin “shfaqjen e ëndrrave”, me të cilën do të dëshmonin se janë artistë të vërtetë.
Në stacionin 17b nis shfaqjen komedia kosovare me aktorët: Fikrim Morina, Avdi Amidi, Adnan Ismaili, Yllka Zuzaku dhe Dan Morina, të cilët shfaqin talentin e tyre për aktrim herë me një gjermanishte të çalë, e herë në një shqipe të zhargonit popullor, duke krijuar kështu një atmosferë mjaft të këndshme për publikun e Sankt Gallenit.
Në fund fare ata e kuptojnë se “shfaqja e ëndrrave”, të jesh a mos të jesh pjesë skenës zvicerane, nuk ishte përgatitur për të zbuluar talentin, por për të përcaktuar fatin e aktorëve nga Kosova, në psikiatrinë me emrin e çuditshëm “Stacioni 17B”.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese




















