Kultura

Publikohet kënga e re e Rita Orës

Pak orë para publikimit të zyrtar, kënga më e re e Rita Orës, “Body on Me” është publikuar në internet.

Kënga më e re “Body on Me” e cila është në bashkëpunim me këngëtarin amerikan Chris Brown është dal në shitje për tregun amerikan. Fansat e Shteteve të Bashkuara do të kenë mundësi të blejnë në iTunes këngën e parë të Ritës për tregun amerikan.

Videoklipi për këngën është realizuar në Los Angeles ndërsa mësohet se do të publikohet me datën 14 gusht, njofton “albinfo.ch”.

Për projektin e ri, këngëtarja me prejardhje shqiptare ka realizuar edhe disa fotografi, të cilat i ka publikuar më herët.

http://www.dailymotion.com/video/x30lhdl_rita-ora-body-on-me-ft-chris-brown-official-audio_music