Lajme
Shqipëria publikon Planin e Veprimit për Strategjinë Kombëtare të Diasporës
Agjencia Kombëtare për Diasporën ka publikuar numrin e dytë të Buletinit tremujor për ecurinë e zbatimit të masave të Planit të Veprimit për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës Shqiptare për vitet 2018-2024, transmeton albinfo.ch.
Ky publikim përmban masat e Planit të Veprimit që janë në proces zbatimi, është një pasqyrë e plotë e punës së kryer për realizimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës. Të dhënat që paraqet ky publikim informojnë publikun dhe anëtarët e strukturave vendimmarrëse për ecurinë e politikës shtetërore për Diasporën.
Buletini është një dokument i hapur për çdo vërejtje dhe sugjerim.
“Institucionet, grupet e interesit, publiku, media dhe qytetarët janë të mirëpritur për propozimet e tyre, të cilat do të shërbejnë për fuqizimin e bashkëpunimit me Diasporën”, thuhet nw njoftim.
Buletinin e plotë për muajin qershor 2019 mund ta lexoni këtu: Link
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














