Lajme
Pse Zvicra vendosi të refuzojë vaksinën AstraZeneca ?
Vaksina anti-covid, e cila tashmë po administrohet në Mbretërinë e Bashkuar, u dha autorizim për përdorim në të gjitha vendet e BE-së të premten e javës së kaluar, por zyrtarët shëndetësorë në Francë, Gjermani, Itali, Suedi dhe Poloni janë të gjithë kundër përdorimit të saj për njerëzit e moshuar, transmeton albinfo.ch.
Zvicra, e cila nuk është anëtare e BE-së, është vendi i parë evropian që vendosi kundër miratimit të saj.
“Për vaksinën nga AstraZeneca, të dhënat e disponueshme dhe të vlerësuara deri më sot nuk janë ende të mjaftueshme për miratim. Në mënyrë që të merren të dhëna shtesë mbi sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë, kërkohen të dhëna nga studime të reja“, tha Rregullatori Mjekësor në Zvicër.
Nga ana tjetër, paneli këshillues i pavarur i trupit të ekspertëve arriti në të njëjtin përfundim në një takim të veçantë dje.
Ndërkohë, miratimi dhe përdorimi i hershëm i vaksinës në Britani, ku u zhvillua nga Universiteti i Oxfordit në partneritet me AstraZeneca, i ka dhënë Britanisë së Madhe një epërsi të hershme ndaj fqinjëve të saj evropianë në garën për të vaksinuar popullatën kundër koronavirusit.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se është plotësisht e sigurt për efektivitetin e vaksinës, përfshirë këtu edhe ata mbi moshën 65 vjeç.
Miratimi i vaksinës Oxford/AstraZeneca ishte pritur gjerësisht nga shumë qytetarë në Zvicër. Por Rregullatori Mjekësor në Zvicër tha se dëshironte të priste për rezultate nga dy prova të mëtejshme klinike në Amerikën e Veriut dhe Jugut, të cilat mund të vijnë në fund të shkurtit.
Pasi të jenë në dispozicion të dhënat, Rregullatori Mjekësor në Zvicër tha se do të vijë në një vendim përfundimtar shpejt.
AstraZeneca tha se do të vazhdojë të ndajë të dhëna të reja me Rregullatorin Mjekësor në Zvicër pasi ato të bëhen të disponueshme dhe të punojë me Rregullatorin për të marrë aprovimin në Zvicër “sa më shpejt të jetë e mundur”.
“AstraZeneca tani është pajisur me një autorizim të kushtëzuar të marketingut ose përdorim emergjent në afro 50 vende, që përfshijnë katër kontinente, përfshirë më së fundmi në Bashkimin Evropian. Ne kemi besim se vaksina jonë është efektive dhe mund të ketë një ndikim real në pandeminë”, tha kompania.
Zvicra ka aprovuar vaksinat BioNTech / Pfizer dhe Moderna për përdorim. Vendi shpenzon më shumë për qytetarët në kujdesin shëndetësor se çdo vend tjetër në Evropë.
Zvicra ka administruar 315,000 doza të vaksinave të koronavirusit deri më 31 janar. Sipas udhëzimit të saj të dhjetorit, qeveria zvicerane ka në plan të vaksinojë të paktën 6 milionë njerëz, pothuajse tre të katërtat e popullsisë deri në verë. Vendi do të duhet të administrojnë të paktën 70,000 doza në ditë për të përmbushur objektivin.
Sondazhet tregojnë se shumë zviceranë mbeten skeptikë rreth vaksinave. Sipas një studimi të Universitetit të Cyrihut në fillim të janarit, vetëm 50% e zviceranëve thanë se ishin të gatshëm të bënin një vaksinë, me një në tre që deklaronin se nuk ishin të gatshëm ta bënin këtë fare. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













