Lajme
Pse Zvicra ka forcën punëtore më të aftë në botë
Shteti përfiton nga një linjë e gjatë profesionistësh të rinj dhe të talentuar, papunësi e ulët ndërmjet të rinjve
Në Raportin Global të Konkurrencës, që kryhet çdo vit nga Forumi Ekonomik Botëror, Zvicra ka befasuar me renditjen e saj duke e dalë e pesta në renditjen e përgjithshme, por kryeson listën e renditjes së aftësive të forcës punëtore.
Shteti ishte i renditur si më i miri për sa i përket trajnimit profesional, trajnimit në vendin e punës dhe punësimin e të diplomuarve të saj.
Por, çfarë është duke bërë Zvicra specifikisht kur vjen puna tek aftësimi i forcës së saj punëtore?
Më shumë se 70% e nxënësve të gjimnazit në Zvicër marrin pjesë në atë që quhet sistemi i trajnimit profesional, sipas një raporti, transmeton Scan.
Që nga mosha 16 vjeçare shumica e të rinjve e ndalojnë edukimin e tyre me kohë të plotë, duke shikuar për të tjera mundësi si kurse të reja shkollore, internshipe në kompani të ndryshme ose fillimin e një pune të mirëfilltë në të cilën paguhen dhe prezantohen me botën e punës, përcjell albinfo.ch.
Raporti më tej tregon se sistemi i ngritur nga Zvicra, në të cilën marrin pjesë 30% e kompanive, përgatisin një seksion të gjerë të studentëve për karrierë duke i ndarë në profesione dhe sektorë të ndryshëm.
Shteti përfiton nga një linjë e gjatë profesionistësh të rinj dhe të talentuar, papunësi e ulët ndërmjet të rinjve dhe një forcë punëtorë me plot aftësi e cila si rezultat prodhon të mira dhe shërbime në cilësi të lartë.
Me fokusin tek trajnimet dhe shkollat profesionale, zbehet gjithashtu dëshira e të rinjve për të marrë një diplomë universiteti.
Më pak se një e treta e të rinjve nën moshën 25 vjeç shkuan drejt edukimit të lartë në vitin 2012, krahasuar me më shumë se gjysmën në vende të tjera si Australia dhe Norvegjia. Shifra këto që vijnë nga Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD).
Në Raportin Global të Konkurencës, Zvicra gjithashtu u gjykua si më e mira edhe për trajnimet e stafit, me shumë kompani që vlerësonin së tepërmi benefitet që vinin nga trajnimet në shkollat profesionale.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













