Lajme
Pse Zvicra dëshiron të testojë ish-pacientët me koronavirus?
Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë njoftuar zyrtarisht se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, 897 persona janë shëruar plotësisht në Zvicër,
Autoritetet shëndetësore zvicerane dëshirojnë të dinë nëse personat e shëruar nga Covid-19 a do të bëhen imun ndaj virusit dhe rezistent ndaj infeksioneve të reja dhe nëse po, për sa kohë.
Shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, e që kanë qenë pozitivë, dhe më pas të rikuperuar, ka mbrritur në 897 persona, transmeton albinfo.ch.
Pra ky numër nuk përfshin personat që kishin simptoma të buta, por ato teste që ishin më të plota në rezultatet e analizave, andaj rritja e të shëruarve në Zvicër po vazhdon me një ritëm jo të shpejtë. Në nivel global, të paktën mbi 100,000 njerëz janë shëruar zyrtarisht nga koronavirusi.
Por pse Zvicra dëshiron të provojë sërish testin për këta ish-pacientë?
Autoritetet shëndetësore zvicerane janë kurioze të zbulojnë nëse njerëzit që dikur ishin të infektuar me Covid-19 a do të bëhen imun ndaj virusit.
Studiuesit zviceranë aktualisht po kontrollojnë besueshmërinë e testeve të caktuara, të cilat aktualisht ekzistojnë në treg. Këto teste mund të zbulojnë nëse një person ka antitrupa ndaj koronavirusit dhe për këtë arsye është imun, shkruajn mediat zvicerane.
Pasi të jetë zgjedhur testi më efektiv, autoritetet do të përpiqen ta marrin ato sa më shpejt të jetë e mundur në një sasi sa më të madhe të jetë e mundur, sipas Daniel Koch, kreu i sektorit të sëmundjeve ngjitëse të Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH). /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












