Kriza në Ukrainë
Pse Zelensky është i pakënaqur me sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë?
Ai theksoi se nuk do të pranonte sanksione pasive kundër Rusisë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se sanksionet kundër Rusisë duhet të jenë më të ashpra.
”Nëse sanksionet mbeten të dobëta ose të pamjaftueshme, administrata ruse bie në iluzionin e rrezikshëm se mund të bëjë më shumë sesa po bën tani, ndërsa mijëra ukrainas po e paguajnë me jetën e tyre”, tha Zelensky.
Në fjalimin e tij drejtuar kombit, ai kujtoi se qyteti i Irpinit u çlirua dhe falënderoi ata që morën pjesë në çlirimin e qytetit.
Duke thënë se ushtria ruse vazhdon të tërhiqet nga rajoni i Kievit, Zelensky theksoi se ”zonat e çliruara nuk janë ende të sigurta”.
”Përleshjet vazhdojnë. Ushtria ruse ende mban pjesën veriore të provincës dhe ka resurse dhe njerëz për këtë. Ata gjithashtu janë duke u përpjekur për të rivendosur kapacitetin luftarak të njësive të humbura”, tha ai, përcjell Albinfo.ch.
“Pakoja e sanksioneve parandaluese nuk është zbatuar. Për ne është e rëndësishme që sanksionet të jenë efektive dhe mjaft serioze. Nëse sanksionet janë të dobëta ose të pamjaftueshme, administrata ruse bie në iluzionin e rrezikshëm se ata mund të bëjnë më shumë se tani, ndërsa mijëra ukrainas të paguajnë me jetën e tyre”, tha Zelensky.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










