Kuriozitete
Pse vozitin në të majtë?
Në SHBA, drejtimi i makinës në anën e kundërt ka burimin në shekullin e 18-të
Rreth 76 shtete i drejtojnë automjetet në anën e kundërt të rrugës dhe kjo praktikë besohet ta ketë origjinën në Romën e lashtë.
Pse disa vende ngasin në anën e majtë të rrugës kur pjesa më e madhe e botës nget në anën e djathtë të rrugës? Romakët drejtonin karrocat e tyre dhe qerret me dorën e majtë, për të liruar të djathtën, në mënyrë që ata të mund të përdornin armët për t’u mbrojtur nga sulmet e armikut.
Kjo u transferua në Europën mesjetare dhe në vitin 1773, qeveria britanike ndërmori disa masa për të miratuar ligjin e drejtimit të makinës në anën e kundërt. Por pas revolucionit Franca favorizoi të djathtën. Sipas BI, Napoleon Bonaparti ishte mëngjarash dhe duke hipur në të djathtë ishte një taktikë e frikshme ushtarake. Britania dhe Franca i sollën stilet e tyre të drejtimit të mjeteve në kolonitë e tyre përkatëse. Kjo është arsyeja pse shumë ish-territore britanike janë midis disa vendeve moderne që ngasin në anën e majtë të rrugës, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Në SHBA, drejtimi i makinës në anën e kundërt daton në shekullin e 18-të. Vagonët e mallrave tërhiqeshin nga ekipet e kuajve dhe shoferët hipnin majtas, duke përdorur dorën e tyre të djathtë për të kontrolluar më lehtë kuajt. Kështu u zhvendosën në të djathtë në mënyrë që shoferët të mund të shmangnin goditjet.
Përfundimisht, ka qenë pikërisht ana e majtë e rrugës, ana e duhur për lëvizjen e mjeteve por me shtimin e makinave dhe rritjen e trafikut global, shumë vende kaluan në të djathtë për t’u përshtatur me fqinjët, derisa ngeli vetëm një pakicë që zgjodhi mos të ndryshonte drejtimin e lëvizjes së makinave.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










