Koronavirusi: çast pas çasti
Pse Suedia refuzon mbylljen në karantinë
Teksa bota po mbyll kufijtë e qytetet, ndërsa qeveritë po ndalojnë eksportet, duket se një nga viktimat e para të koronavirusit është vetë globalizimi
Banka Botërore llogarit se 80 deri 90 për qind e dëmit ekonomik të epidemive zakonisht vjen nga sjelljet antagoniste dhe jo nga sëmundja, vdekjet apo rënia e prodhimit.
Kjo është diçka e vështirë për t’u parashikuar, por në Suedi nuk janë mbyllur kufijtë, shkollat apo baret dhe nuk janë ndaluar grumbullimet me më pak se 500 njerëz.
Përveç faktit se vendi nuk është ende në krizë shëndetësore, qeveria atje ka thënë se populli suedez e do natyrën dhe mbyllja ne karantinë do të shkaktonte dëme të theksuara të shëndetit mendor, transmeton TCH.
Revista amerikane Bloomberg rapporton se “Metoda suedeze e Laissez-Faire është një nga reagimet më të kontestuara ndaj koronavirusit”.
Por ndoshta Suedia nuk e bën këtë prej zellit libertarian, por prej traditës së dëgjimit të ekspertëve dhe autoriteteve shëndetësore, të cilët besojnë se është më mirë gjurmimi i rasteve indiviruale dhe jo mbyllja e gjithçkaje, përcjell albinfo.ch.
Mund të jetë gjithashtu një çështje e kulturës personale të përgjegjësisë, që e bën më të thjeshtë për qeverinë vendase t’ia lërë popullit vendimet përfundimtare.
Një ndihmesë për këtë është fakti se Suedia njihet si vend i personave introvertë.
Ata janë të njohur për ruajtjen e distancës shoqërore, edhe përpara se kjo të bëhej moda aktuale.
Por megjithë perceptimin popullor, shumë ekspertë të tjerë thonë se shpresat për mundjen e epidemisë janë të vazhdimi i tregtisë dhe bashkëpunimi ndërkufitar.
“Ndalimi i udhëtimit është më shumë një ‘placebo politike’ për të kënaqur masat”, thotë ekspertja britanike Clare Wenham, teksa dhe OBSh ka këshilluar kundër mbylljes, pasi koronavirusi është tashmë kudo, në një kohë kur furnizimet dhe pajisjet mjekësore nuk janë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










