Kosova
Pse po mburreni me rritjen e pagave, ku mbet sektori privat?
A po mendon dikush për këta 270,000 qytetarë që përbëjnë ¾ e të punësuarve në Kosovë? Si do ta përballojnë rritjen e pritshme të çmimeve ata dhe familjet e tyre?
Analisti Dukagjin Popovci ka deklaruar se nuk ka vend për mburrje se kush është me meritori për ligjin e pagave, pasi hendeku në mes sektorit publik dhe atij privat po zgjerohet dhe ende nuk e dihet sa.
Sipas tij, nga ligji për pagat përfitojnë rreth 80,000 punonjës të sektorit publik, ndërsa rreth 270,000 të tjerë që punojnë në sektorin privat mbeten aty ku kanë qenë, përcjell albinfo.ch.
Postimi i Dukagjin Popovcit në Facebook:
Nga Ligji për pagat përfitojnë rreth 80,000 punonjës të sektorit publik, ndërsa rreth 270,000 të tjerë që punojnë në sektorin privat mbeten aty ku kanë qenë.
Në vitin 2012 paga mesatare në sektorin publik ka qenë 407 EURO, ndërsa në sektorin privat 367 EURO. Brenda 5 vitesh, paga mesatare në sektorin publik është rritur për 25% duke arritur në 509 EURO, ndërsa në atë privat vetëm për 4.6%, në 384 EURO. Pra, në vitin 2017, paga mesatare në sektorin publik ka qenë për 1/3 më e madhe se në sektorin privat. Me rritjen e sotme të pagave, hendeku në mes të dy kategorive po zgjerohet, ende nuk e dimë sa.
A po mendon dikush për këta 270,000 qytetarë që përbëjnë ¾ e të punësuarve në Kosovë? Si do ta përballojnë rritjen e pritshme të çmimeve ata dhe familjet e tyre?
Sa vende pune do të mbyllen nëse punëdhënësit privatë vendosin ta përcjellin trendin e rritjes së pagave, duke shtuar kërkesat ndaj punëtorëve që mbeten në punë?
Prandaj, nuk ka vend për mburrje se kush është me meritori për Ligjin e pagave.
Sfidat tek po fillojnë.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












