Kosova
Pse po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës
Nga viti 2008 deri në fund të vitit 2023, nga shtetësia e Kosovës janë liruar 57 mijë e 155 persona
Rreth 57 mijë qytetarë të Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia, nga fillimi i vitit 2008 e deri në fund të 2023-ës. Arsyeja kryesore për kërkesë për lirimin nga shtetësia është moslejimi i dy shtetësisë në shtete të ndryshme.
Kërkesat për lirim nga shtetësia po vazhdojnë edhe gjatë këtij viti, teksa numri i qytetarëve të Kosovës që janë liruar nga shtetësia është treshifrore.
Madje edhe për këta dy muaj të këtij viti numri është i lartë.
Derisa brenda vitit të kaluar Kosovës i janë larguar nga shtetësia 3 mijë e 143 persona, raporton Monitor, transmeton albinfo.ch.
“Nga 1 janari e deri tani, shkurt 2024 nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar 329 persona. Gjatë kësaj periudhe shtetësinë e kanë fituar 61 persona. Ndërsa, gjatë gjithë vitit 2023 nga shtetësia janë liruar 3 mijë e 143 persona, kurse shtetësinë e Republikës se Kosovës e kane fituar 708 persona”.
Nga viti 2008 deri në fund të vitit 2023, nga shtetësia e Kosovës janë liruar 57 mijë e 155 persona.
Arsyet e heqjes dorë nga shtetësia është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dyshtetësinë.
“Arsyet e heqjes dorë nga shtetësia e Republikë së Kosovës, është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësinë përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian. Duke pasur parasysh që një numër i madh i shtetasve tonë jetojnë tashmë me vite në këto shtete e një numër i madh edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i kësaj, kanë fituar të drejtën e fitimi të shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia e mëparshme, në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi”.
Në raportin e përgatitur nga MPB-ja tregohet në detaje se për cilat shtete hoqën dorë nga shtetësia qytetarët për vitin 2023.
Më së shumti aplikime ka pasur për heqje dorë nga shtetësia për t’u bërë gjermanë, me gjithsej 2507 aprovime. Pastaj për shtetësi të Austrisë hoqën dorë 413 persona. Për Slloveni, hoqën dorë 96 shtetas, për Malin e Zi hoqën dorë 25, për Kroaci 16 etj.
Për dallim nga heqja dorë nga shtetësia, numër shumëfish më i vogël kanë aplikuar për t’u pajisur me shtetësinë e Republikës së Kosovës.
Nga ana tjetër, në 2023 kanë aplikuar 1,259 persona për fitim të shtetësisë dhe janë marrë 1,453 vendime për fitim të shtetësisë së Republikës së Kosovës: 48.7% vendime pozitive, 51.3% vendime negative. Më së shumti shtetësinë e Kosovës e fituan qytetarët nga Serbia, 202 persona. Kjo me gjasë për shkak të martesave të serbëve të veriut të Kosovës, me persona nga ana tjetër e kufirit. Turq, 111 persona. Gjermanë 120, maqedonas 80, shqiptarë nga Shqipëria 46.
Referuar të dhënave të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, të vitit 2011, numri prej 57 mijë e 155 personave që kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare është rreth 7 mijë më i madh se numri i përgjithshëm i popullsisë në tri komunat e regjionit të Ferizajt: Kaçanikut, Hanit të Elezit dhe Shtërpcës, të cilat së bashku kanë rreth 50 mijë banorë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












