Kuriozitete
Pse po bie shitja e automjeteve në Kinë?
Shitjet e automjeteve në Kinë ranë në mars, ndërsa vendi po përpiqet të frenojë përhapjen e Covid-19.
Tesla Inc ishte ndër shtëpitë automobilistike që ndjeu peshën e kufizimeve në prodhim.
Shitjet në tregun më të madh automobilistik në botë ranë me 11.7% në mars, krahasuar me një vit më parë, në 2.23 milionë automjete – rënia e parë në tre muaj dhe në kontrast të fortë me rritjen prej 18.7% në shkurt, sipas Shoqatës Kineze të Prodhuesve të Automobilave.
“Situata e fundit e pandemisë ka qenë mjaft e rëndë – për këtë arsye, shifrat e marsit nuk ishin shumë të mira dhe aktualisht nuk shohim shumë përmirësime në prill”, tha Chen Shihua, zv. sekretar i përgjithshëm i shoqatës. Ai shtoi se shtëpitë automobilistike po i bëjnë presion qeverisë për masa mbështetëse si reduktimi i taksës së blerjes së automjeteve.
Kina ka vënë kufizime të ashpra për të frenuar përhapjen e variantit shumë ngjitës Omicron, edhe në provincën Jilin dhe në Shangai. Tesla pezulloi prodhimin në fabrikën në Shangai më 28 mars, ndërsa sipërmarrja e përbashkët (Joint venture) Volkswagen Shanghai ndërpreu aktivitetin këtë muaj. Sipërmarrja e përbashkët e Volkswagen e Toyota Motor Corp së bashku me partnerët kinezë në Changchun, kryeqyteti i Jilin, u pezulluan në mes të marsit.
Tesla ka ndërtuar vetëm 55.462 njësi në mars, kur pezulloi prodhimin për dy ditë në mes të muajit, sipas të dhënave të një shoqate të veçantë.
Kjo ishte vetëm 154 njësi më shumë krahasuar me shkurtin, një muaj më i shkurtër për punonjësit për shkak të pushimeve të Vitit të Ri Hënor. Për krahasim, në impiant u prodhuan 68.117 njësi në janar. Të dhënat treguan gjithashtu se eksportet e makinave të Tesla të prodhuara në Kinë ranë në vetëm 60 në mars, pasi dërgesat vendase u dyfishuan nga shkurti.
Blerësit kinezë nxituan të bëjnë porosi, të shqetësuar se Tesla mund të rrisë sërish çmimet pasi njoftoi rritje të çmimit në nëntor dhe në mars, për shkak të kostove më të larta në lëndët e para. Të dhënat e eksporteve të Tesla janë të fragmentuara dhe mund të luhaten shumë për shkak të faktorëve sezonalë. Ajo eksportoi 33,315 makina të prodhuara në Kinë në shkurt.
Shtëpi të tjera automobilistike janë goditur rëndë nga kufizimet e Covid-19, duke përfshirë prodhuesin e automjeteve elektrike Nio (9866.HK), i cili tha të shtunën se pezulloi prodhimin, pasi aktivitetet e furnizuesve të tij u ndërprenë. Aksionet në bursë ranë me 9% të hënën.
Gjiganti i baterive CATL (300750.SZ) tha gjithashtu të hënën se ka zbatuar një sistem të ashtuquajtur “menaxhimi me qark të mbyllur” në fabrikën kryesore për të vijuar prodhimin.
Ndërsa shitjet e përgjithshme të Kinës ranë në mars, shitjet e automjeteve të gjeneratës së fundit u dyfishuan në mars në 484,000 automjete. Megjithatë, kjo ishte dukshëm më e ngadaltë se trefishimi i shitjeve në shkurt./Reuters
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













