Ekonomi
Pse po bie euro?
Euro është ndikuar dhe nga rënia e saj në tregjet ndërkombëtare, ku monedha e përbashkët ka zbritur në 1.18 dollarë, niveli më i ulët që nga janari
Euro ka vijuar rënien edhe të mërkurën, duke zbritur poshtë nivelit të 127 lekëve, për herë të parë që nga fillimi i shkurtit të vitit 2009.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer me 126.86 lekë, me një rënie prej 0.21 lekësh në raport me ditë e mëparshme. Kjo është e nënta ditë radhazi që euro humb pikë në tregun e brendshëm.
Në total, për periudhën janar-maj, euro ka rënë ose ka mbetur e pandryshuar përgjatë 63 ditëve, ndërsa është rritur vetëm për 23 ditë.
Euro është ndikuar dhe nga rënia e saj në tregjet ndërkombëtare, ku monedha e përbashkët ka zbritur në 1.18 dollarë, niveli më i ulët që nga janari.
Ekspertët pohojnë se arsyet në afatgjatë vijojnë të mbeten të njëjta, ku faktori kryesor mbetet oferta e lartë për valutë, që vjen nga burimet informale, turizmi, investimet, pagesat e tasave nga bizneset, ulja e depozitave në valutë etj.
Akterët e tregut valutor, të kontaktuar nga Monitor pohuan se arsyeja që po ndikon ditët e fundit, përveç rënies së euro në bursa, lidhet dhe me gjallërimin e aktivitetit turizmit në vend, ku është konstatuar një shtim i fluksit të valutës nga turistët, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, një dollar u kuotua me 106.96 lekë , duke iu larguar nivelit më të ulët të 5 viteve, që u arrit pak javë më parë.
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










