Kosova
Pse nuk u takua kryetari i LDK-së me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj?
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i cili dje dhe sot po qëndron për vizitë në Kosovë, ka zhvilluar takime me partitë opozitare. Ai është takuar në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Por jo edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili dje dhe sot po qëndron për vizitë në Kosovë, ka zhvilluar takime me partitë opozitare. Ai është takuar në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Por jo edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Gjatë ditës është raportuar se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dashur që takimin me presidentin shqiptar ta zhvillojë në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por në agjendën e presidentit Begaj ka qenë që takimet të zhvillohen në ndërtesën e Kuvendit.
Për dallim prej Begajt, kreu i LDK-së kishte zhvilluar takim në muajin maj me presidentin e Malit të Zi në njërin nga hotelet e Prishtinës. Këtë e kanë arsyetuar në LDK. Zëdhënësja e këtij subjekti, Sibel Halimi, ka thënë për Express se ka qenë kërkesë specifike e shefit të shtetit malazez që për arsye sigurie takimi të zhvillohet në atë ambient, përcjell Albinfo.ch.
“Për hir të informimit të saktë të publikut, takimi i mëhershëm i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me Presidentin Gjukanoviq, është mbajtur në një hotel në Prishtinë, për arsye sigurie, si kërkesë specifike e këtij të fundit”, tha Halimi.
Tutje Halimi u shpreh se në rastin e presidentit të Shqipërisë nuk ka pasur kërkesë për shkaqe sigurie.
“Ndërkohë që në rastin e Presidentit Begaj nuk ka pasur një kërkesë të tillë për shkaqe sigurie, apo çfarëdo arsye tjetër të ngjashme”, tha ajo.
Gjithsesi Halimi tha se LDK synon të ndërtojë bashkëpunim korrekt me presidentin e ri të Shqipërisë.
“Ashtu siç kemi bërë të ditur, Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh keqardhje për mosrealizimin e takimit tonë zyrtar me Presidentin e ri të Shqipërisë, Shkëlqësinë e Tij, z. Bajram Begaj; me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë. LDK i vlerëson si qenësore raportet e mira të shtetit tonë me Republikën e Shqipërisë, ndaj në vazhdimësi ka mbajtur komunikim të rregullt me të gjithë krahët politikë atje. Një bashkëpunim të tillë – të afërt, synojmë të ndërtojmë edhe me Presidentin e sapozgjedhur, z. Bajram Begaj”, ka thënë Halimi.
Nga LDK-ja jozyrtarisht i thanë Expressit se presidenti Begaj kishte kërkuar të takohen në ambiente të tjera, e jo në zyrë të partisë, gjë për të cilën LDK nuk ka pranuar./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale










