Lajme
Pse meshkujt e kalojnë më me vështirësi virusin se femrat?
Meshkujt e kalojnë më me vështirësi Covid-19 se sa pacientet femra. Ky është studimi i fundit, i cili zbulon dhe arsyet pse ndodh ky fenomen. Tek pacientet femra, edhe në moshë madhore, niveli i citokinave imflamatore nuk prek punën dhe funksionin e limfociteve T.
E kundërta ndodh te burrat, te të cilër niveli i lartë i citokinave prek prek monocitet, duke i kthyer në jofunksionale, e duke çuar njëkohësisht në reduktimin e limfociteve T. Ky proces sjell rrjedhimisht një përgjigje shumë më të ulët të sistemit imunitar, çka bën që meshkujt ta luftojnë më me vështirësi koronavirusin, përcjell Albinfo.ch.
Grupi i shkencëtarëve të Universitetit të Yale-s, të cilët morën iniciativën për të kryer këtë studim, u nisën nga fakti se në gjithë botën pacientët meshkuj ishin shëruar shumë herë më ngadalë nga koronavirusi se pacientet femra.
Numri i viktimave nga Covid-19 është më i lartë te burrat, ndërsa shihet se dhe simptomat janë më të rënda te ta. Në përgjithësi, sipas statistikave, sëmundjet shpesh kalohen më me vështirësi nga meshkujt, se sa nga femrat.
E-Diaspora
-
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen Filmi i shkurtër “Prej 6-ve në 5” është përzgjedhur në garën ndërkombëtare të edicionit të 72-të... -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













