Lajme
Pse kompanitë e mëdha evropiane po e shkurtojnë stafin?
Inflacioni, rritja e normave të interesit dhe perspektiva e paparashikueshme ekonomike po provokojnë më shumë kompani në Evropë që të pezullojnë nga puna punonjësit.
Në kontinentin evropian shkurtimet e vendeve të punës po rriten, veçanërisht me vendimet e fundit të kompanive të telekomunikacionit.
Pezullimet nga puna po prekin pothuajse çdo sektor në Evropë, veçanërisht teknologjinë, prodhimin dhe automobilat.
Javën e kaluar, ‘Vodafone’ njoftoi se gjatë tre viteve të ardhshme do të pezullojë nga puna 11 mijë punonjës, me qëllim për të ulur kostot dhe për të përshpejtuar rritjen.
Kompania, e cila ka 104 mijë punonjës në mbarë botën, njoftoi se në muajin mars planifikon të shkarkojë 1 mijë punonjës në Itali dhe 1.300 të tjerë në Gjermani.
Kompania ‘BT’, e cila gjithashtu dëshiron të ulë kostot e saj, po planifikon që deri në vitin 2030 të shkarkojë nga puna 40 mijë deri në 55 mijë punonjës.
Numri i përgjithshëm i punonjësve të saj do të ulet nga 130 mijë në 75-90 mijë deri në vitin 2030.
Prodhuesi suedez i pajisjeve të telekomit ‘Ericsson’ gjithashtu do të shkurtojë numrin e punonjësve në mbarë botën me 8.500, ndërsa prodhuesi zviceran i aksesorëve kompjuterik ‘Logitech’ njoftoi se do të shkarkojë nga puna 300 persona.
Edhe ‘Nokia’ planifikon të pushojë nga puna 208 punonjës.
Sektori i automobilave
Kompanitë ‘Volvo’, ‘Peugeot’, ‘Citroen’, ‘Fiat’, ‘Jeep’, ‘Alfa Romeo’ dhe ‘Maserati’ janë ndër kompanitë që planifikojnë të shkarkojnë punonjësit e tyre.
Kompania suedeze ‘Volvo’ planifikon të ri-organizojë operacionet e prodhimit të autobusëve dhe të shkarkojë nga puna 1.600 punonjës.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










