Lajme
Pse Italia ka vendosur të bllokojë ChatGPT?
A do ngelen miliona njerëz pa punë? Flet Mira Murati, shqiptarja që po ndryshon botën me ChatGPT
Mira Murati, shqiptarja që drejton zhvillimin e teknologjisë që po ndryshon botën, ka folur në një intervistë për prestigjozen La Repubblica. “Prindërit e mi jetojnë në Itali dhe unë e kam mësuar italishten në TV, si të gjithë shqiptarët”. Me pak fjalë, shefja e Teknologjisë së OpenAi, kompania që krijoi inteligjencën artificiale ChatGpt, ia kishte idenë se çfarë do të thoshte “Garante” (Autoriteti Italian i Mbrojtjes së të Dhënave), përcjell albinfo.ch.
E njihte edhe përpara se autoriteti italian i privatësisë ta ndalonte kompaninë të prekte të dhënat e italianëve, duke e bllokuar atë.
“Ishte një surprizë, ata nuk na kishin kontaktuar më parë,” tha inxhinierja 34-vjeçare përmes lidhjes që bëri nga San Francisko në samitin OpenAi. “Ne respektojmë ligjet evropiane për të dhënat personale, por jemi të hapur për dialog me Autoritetin dhe shpresojmë që së shpejti të rikthejmë shërbimin në Itali. Nga sa lexova, opinioni publik është me ne,” thotë Mira.
“Ne besojmë se shërbimet tona janë në përputhje me Autoritetin dhe ne punojmë në mënyrë aktive për të reduktuar të dhënat personale në trajnimin ChatGpt. Është e rëndësishme që këto sisteme të mësojnë konceptet që ne njohim, si teksti ose videot, por jo domosdoshmërisht informacione për individët privatë,” shprehet ajo.
Autoritetet italiane për mbrojtjen e të dhënave kanë deklaruar se softueri mbledh në mënyrë të paligjshme të dhënat e përdoruesve dhe mbron shumë pak të rinjtë.
ChatGPT, që është zhvilluar nga firma amerikane OpenAI, ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën për aftësinë e tij për të gjeneruar ese, këngë, provime si dhe artikuj lajmesh.
Kritikuesit kanë ngritur shqetësime për mungesën e transparencës se si ChatGPT dhe softuerët e ngjashëm mbledhin dhe përpunojnë të dhënat e përdoruesve.
Autoriteti mbikëqyrës italian tha se e ndërmori këtë ndalim të përkohshëm “derisa ChatGPT të respektojë privatësinë” dhe të mos përpunojë më të dhënat e përdoruesve italianë.
Deklarata vuri në dukje se chatbot kishte bërë më 20 mars një shkelje të privatësisë së të dhënave që lidheshin me “biseda private të përdoruesve” dhe informacione rreth pagesave të abonentëve.
Italia është vendi i parë perëndimor që bllokon ChatGPT, megjithëse nuk është drejtpërsëdrejti e qartë se si është planifikuar saktësisht zbatimi i ndalimit të ChatGPT në mbarë vendin.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










