Kosova
Pse heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?
Për dallim nga heqja dorë nga shtetësia, numër shumëfish më i vogël kanë aplikuar për t’u pajisur me shtetësinë e Republikës së Kosovës
Mundimi për t’u pajisur me një vizë, mosliberailizimi, rrethanat politike, sociale, ekonomike e personale, janë vetëm disa nga arsyet pse çdo vit, mijëra qytetarë të Kosovës heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.
Vetëm pesë vitet e fundit, mbi 30 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës që mos të figurojnë më si qytetarë të Republikës së Kosovës, shkruan “Indeksonline”.
Sipas statistikave që posedon kjo ministri, pothuajse çdo vit, mbi 5 mijë qytetarë të Kosovës heqin dorë nga shtetësia, përcjell albinfo.ch.
Drejtoresha e zyrës për informim në MPB, Rroksana Qarri ka thënë për “Indeksonline” se deri në tetor, rreth 5 mijë persona kanë bërë kërkesa të tilla.
“Gjatë periudhës janar-tetor 2018 nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar 4831 persona. Prej tyre, 2322 janë femra dhe 2509 meshkuj”, ka theksuar Qarri.
Ajo ka përmendur disa nga arsyet me të cilat aplikantët e marrin një vendim të tillë të rëndësishëm.
“Arsyeja e heqjes dorë nga shtetësia e Republikës se Kosovës vjen si rezultat i fitimit të shtetësisë së ndonjë vendi kryesisht të Bashkimit Evropian i cili nuk lejon dy shtetësi për shtetasit e shteteve që nuk janë pjesa e Bashkimit Evropian”, ka thënë tutje Qarri.
Për dallim nga heqja dorë nga shtetësia, numër shumëfish më i vogël kanë aplikuar për t’u pajisur me shtetësinë e Republikës së Kosovës.
Sipas Qarrit, gjatë periudhës janar-tetor 2018,shtetësinë e Republikës së Kosovës e kanë fituar 298 persona, shqiptare 200; serbe 12; turke 5 dhe të tjera 81.
Kujtojmë se qytetarë në numër të madh për heqje nga shtetësia aplikuan edhe viteve të kaluara.
Kështu, numri i personave që janë liruar nga shtetësia e Republikës së Kosovës ndër vite ishte:
Statistikat
2013-5177
2014-5157
2015-5537
2016-5871
2017-5699
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












