Lajme
Pse fëmijët preken më rrallë nga Covid-19?
Fëmijët preken më pak nga format e rënda të COVID-19, sepse hunda e tyre ka më shumë “nuhatje” për viruset, sesa ajo e të rriturve dhe është në gjendje të organizojë një përgjigje më të mirë imune të hershme për të kontrolluar infeksionin, sipas një studimi nga spitali universitar i Berlinit, i botuar në revistën Nature Biotechnology, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Për të rindërtuar reagimin e shkaktuar nga virusi SarsCoV2 në mukozën e hundës së fëmijëve dhe të rriturve, studiuesit gjermanë ekzaminuan tamponët e hundës të 45 pacientëve pozitivë, përfshirë 24 fëmijë (10 femra dhe 14 meshkuj me një moshë mesatare 9 vjeç) dhe i krahasuan me ato të 41 individëve të painfektuar, 23 të rritur dhe 18 fëmijë.
Duke analizuar gjenet e “ndezura” në qelizat e vetme të marra me tampon, u zbulua se në hundën e fëmijëve qelizat epiteliale dhe imune janë të pajisura me një numër më të madh receptorësh të ndjeshëm ndaj ARN-së virale.
Kjo bën që virusi SarsCoV2 të njihet në mënyrë më efikase, duke shkaktuar një përgjigje më të fortë imune të lindur.
Në tamponët e hundës së fëmijëve ekziston, gjithashtu, një prani më e madhe e qelizave T specifike, të përfshira në përgjigjen ndaj infeksioneve dhe të lidhura me zhvillimin e imunitetit afatgjatë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











