Lajme
Pse Euro ka nivelin më të ulët që prej vitit 2008 në Shqipëri
Pas shumë vite, monedha evropiane, euro, ka prekur nivelet më të ulëta që prej vitit 2008 në Shqipëri, kur monedha këmbehej me 119.24 lek në bursë, në muajin gusht të përpara 14 viteve.
Sot, në qershor 2022, euro ka arritur vlerën e 119.27 lekëve, duke kapur nivele minimale të padëgjuara në dekadën e fundit, ku nuk ka pasur as rënie nën 120 lekëve.
Arsyeja kryesore e kësaj rënieje, mendohet nga ekspertë të shumtë se mund të jetë oferta e Euro-s në treg, e cila paraqitet e lartë.
Pas finales së UEFA Conference League, e cila solli shumë turistë në kryeqytet dhe pati ndikim në këtë ofertim të valutës evropiane, janë turistët e shtuar, ata të cilët mendohet se po ndikojnë në këto nivele të ulëta të euros.
Sezoni veror, i cili është hapur zyrtarisht që prej fillimit të qershorit, ka sjellë një qarkullim të madh të valutës kryesore evropiane.
Parashikime se zhvlerësimi mund të ndodhte, ishin bërë nga ekspertët që me fillimin e muajit qershor, pikërisht për këtë arsye.
Profesori i ekonomisë, Selami Xhepa, për Albanian Post, pati deklaruar më parë se lufta në Ukrainë po ashtu ka pasur ndikim të madh në këtë “zhvlerësim” të euros karshi lekut.
Po të njëjtin opinion pati dhënë për AP-në edhe eksperti i ekonomisë, Armando Memushi, i cili theksoi se pas COVID-19, nisja e një lufte në Ukrainë e ka frenuar rritjen ekonomike evropiane, duke shkaktuar inflacion shumë të lartë në vendet kryesore evropiane.
Me një sezon veror, i cili pritet të sjellë edhe më shumë turistë në Shqipëri, zhvlerësimi i euros do të vijojë të favorizohet edhe më tej, sipas Xhepës.
Kjo gjë, në mënyrë të padiskutueshme, mund të ketë edhe impakt të fortë në ekonominë shqiptare, nëse vijon zhvlerësimi.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











