Koronavirusi: çast pas çasti
Pse duhet të vaksinohen fëmijët
Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, ka theksuar disa arsye të rëndësishme që mbështesin vaksinimin e fëmijëve nga koronavirusi, duke përmendur përfitime afat-shkurtër dhe afat-gjatë tek e gjithë popullsia.
Fauci foli në një leksion në Shkollën e Higjienës në Londër, mbi rëndësinë e Covidit të gjatë, përfitimet e vaksinimit me 3 doza dhe pse është e rëndësishme që të vaksinohen fëmijët.
“Unë mendoj se duhet të vaksinojmë fëmijët, për disa arsye”, tha Fauci. Së pari, ai i përshkroi fëmijët si “makineri të përhapjes” së virusit, duke theksuar se transmetueshmëria e lartë e variantit Delta ka nxitur një rritje të rasteve në Shkolla, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Fauci tha se situata është alarmante në Jugun e SHBA-së, me njësitë e kujdesit intensive në spitalet pediatrikë që ndodhen në kapacitet maksimal në Florida, Teksas, Georgia dhe Mississippi.
“Ka shumë fëmijë në spitale. Krahasuar me të rriturit, ata nuk sëmurën aq rëndë, por kemi humbur më shumë fëmijë nga Covid se sa nga gripi dhe ne i vaksinojmë fëmijët nga gripi”, tha Fauci.
Një arsye tjetër që mbështet vaksinimin e fëmijëve është efekti i infeksionit në afat-gjatë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









